Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Delegacioni i Ramazanit vizitoi 23 xhami të Myftinisë së Shkupit

(Shq. Mkd. Eng)

Ashtu siç u soll vendimi në mbledhjen e fundit të Rijasetit të BFI, që delegacioni i Ramazanit të BFI të vizitojë të gjitha xhamitë e myftinive në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, vizita vijojnë të bëhen sipas agjendës të planifikuar disa javë më parë. Kështu që, këtë fundjave, më 30.04.2021, delegacioni i Ramazanit sipas agjendës së vet, vendosi që në xhumanë e tretë të Ramazanit, ta vizitojë Myftininë e Shkupit, ku u vizituan 23 xhami të qytetit të Shkupit dhe rrethinës.
Delegacioni i BFI përbëhej nga udhëheqës të sektoreve të ndryshme në Rijaset, profesorë të Fakultetit të Shkencave Islame dhe Medresesë Isa Beu, të cilët nën organizimin e Myftinisë së Shkupit me në krye Myftiun Dr. Qenan ef. Ismaili dhe operativën e kësaj Myftinie, u shpërndanë nëpër xhamitë e Shkupit dhe rrethinës. Duhet të theksohet organizimi i lartë i jetës fetare në këtë Myftini dhe puna e palodhshme e operativës të kësaj myftinie të Udhëhequr nga Myftiu i saj i respektuar, në shërbim të besimtarëve, xhemateve dhe islamit në përgjithësi.
Anëtarët e delegacionit para xhemateve të xhamive mbajtën ligjerata fetare për hir të muajit të shenjtë të Ramazanit, ku folën për rëndësinë e Ramazanit, agjerimit, bamirësisë dhe unitetit brenda besimtarëve muslimanë.
Këto vizita do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, nëpër myftinitë e tjera të BFI.
________________
Рамазанската делегација посети 23 џамии на Скопското муфтиство
Како што беше донесена одлука на последниот состанок на Ријасетот на ИВЗ, рамазанската делегацијата на ИВЗ да ги посети сите муфтиства и џамии во Република Северна Македонија за време на светиот месец Рамазан, посетите продолжуваат да се вршат според предвидената агенда заснована неколку недели порано. Така, на 30.04.2021 година, Рамазанската делегација според својата агенда донесе одлука да го посети Скопското Муфтиство на третиот петок од Рамазан, каде беа посетени 23 џамии од градот Скопје и околината.
Делегацијата на ИВЗ се состоеше од раководители на разни сектори во Ријасетот на ИВЗ, професори на Факултетот за Исламски Науки и Медресата Иса Бег, кои под организација на Скопското Муфтиство на чело со Муфтијата др. Ќенан еф. Исмаили и оперативата на ова Муфтиство беа поделени во џамиите во Скопје и околината. Треба да се забележи високото нивоо на организација на верскиот живот во оваа Муфтиство, заради неуморната работа на оперативата предводени од нивниот почитуван Муфтија, кои цело време се во служба на верниците, џематите и Исламот воопшто.
Членовите на делегацијата одржаа верски предавања пред џематите на џамиите поповод светиот месец Рамазан, каде зборуваа за важноста на Рамазан, постот, добротворството и единството на муслиманските верници.
Овие посети ќе продолжат и во наредните денови, преку другите муфтиства на ИВЗ.
________________
The Ramadan delegation visited 23 mosques of the Skopje Muftiny
As the decision was made at the last meeting of Riyaset of IRC that the Ramadan delegation visits all the mosques in the Republic of Northern Macedonia during the holy month of Ramadan, the visits continue to be made according to the planned agenda for several weeks before. So, this weekend, on 30.04.2021, the Ramadan delegation according to its agenda, decided to visit the Muftiny of Skopje on the third Friday of Ramadan, where 23 mosques of the city of Skopje and the surrounding area were visited.
The delegation of IRC consisted of managers of various sectors in Riyaset, professors of the Faculty of Islamic Sciences and Isa Bey Madrasa, who under the organization of the Skopje Muftiny headed by Mufti Dr. Qenan ef. Ismaili and the operative of this Muftiny were dispersed in all the mosques of Skopje and the surrounding area. It should be noted the high organization of religious life in this Muftiny and the tireless work of the operative of this Muftiny led by its respected Mufti, in the service of the believers, the congregations and Islam in general.
The members of the delegation held religious lectures in front of the mosque congregations for the sake of the holy month of Ramadan, where they spoke about the importance of Ramadan, fasting, charity and unity within the Muslim believers.
These visits will continue in the coming days, through the other muftinies of IRC.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni