DELEGACIONI I QENDRËS ISLAME NË TROJSDORF TË GJERMANISË VIZITOI BFI

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në Selinë e Rijasetit të BFI priti Kryetarin e Xhamisë “Ebu Hanife” në Trojsdorf të Gjermanisë H. Mahir Mustafa i shoqëruar nga Hoxhë Omer Arsllani imam në Gjermani, Haxhi Xhelal Dalipi dhe Z. Daut Demiri, të cilët vizituan BFI e RMV, me ç’rast informuan Kreun e BFI me detaje për Xhaminë e re në Trojsdorf dhe ia dorëzuan ftesën për hapjen solemne të saj më 24.09.2022.
Nga ana e tij. Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai u premtoi se BFI e RMV do merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme dhe historike për besimtarët e këtij vendi. Ai poashtu u uroi suksese të gjithëve në punën e tyre dhe u dëshiroi shëndet të mirë.
Haxhi Mahiri bashkë me shoqëruesit e tij njihen si aktivistë të mirënjohur në diasporë në shërbim të Islamit dhe kombit. Zoti i bekoftë.

Comments are closed.