DELEGACIONI I LARTË I BFI NË GURTHEMELIN E QENDRËS KULTURORE ISLAME NË VINTERTHUR

Një delegacion i lartë i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, i përbërë nga Dr. Selver ef. Xhemaili, Drejtor për Diasporë në Rijasetin e BFI, i cili në këtë ngjarje prezantoi në vend të Reisul Ulemasë Shaqir ef. Fetai, së bashku me Myftiun e Tetovës, Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, Myftiun e Gostivarit Mr. Sabahudin ef. Zendeli dhe Myftiun e Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani, morën pjesë në hedhjen e gurthemelit të Qendrës Kulturore Islame në qytetin Vinterthur të Zvicrës.
Bëhet fjalë për një projekt madhështor, i projektuar mirë, organizuar dhe financuar nga Shqiptarët që punojnë dhe veprojnë në Zvicër.
Në këtë eveniment madhështorë morën pjesë edhe autoritetet komunale të Vinterthurit, përfaqësuesit e bashkësive islame nga trojet shqiptare, zyrtarët e KMSHZ-së imamë si dhe një numër i madh i besimtarëve mysliman shqiptarë.
Delegacioni i BFI në këtë eveniment madhështor përshëndetën dhe uruan të pranishmit në emër të kryetarit të BFI-së H.Hfz. Shaqir ef. Fefai, si dhe falënderuan udhëheqësinë e Xhamisë dhe imamin Ismail ef Halilin për organizimin e bukur të këtyre programeve dhe për mikpritjen e ngrohtë që ua bënë anëtarëtve të delegacionit të BFI të RMV.
Dhëntë Zoti që ky projekt të përfundojë në mënyrën më të mirë. Ju qoftë për hair. Gjithnjë paçi suksese.

Comments are closed.