Delegacioni i BFI viziton qendrat Islame në Austri

Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame të RMV që po viziton Qendrat Islame në Austri autorizimin e Kryetarit të BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, në përbërje të në perbërje të Myftiut të Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, Sekretarit të Përgjithshëm të BFI H. Irsal ef. Jakupi dhe Myftiut të Kërçovës Mr. Qamil ef. Rushiti dhe Myftiut të Ohrit H. Samet ef. Ajdari, po ndodhen për një vizitë në mesin e bashkatdhetarve tonë, duke ndarë disa çaste Ramazani me mërgatën tonë në Austri.
Të premten, më 22.04.2022, Myuftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli dhe Sekretari i Përgjithshëm i BFI vizituan xhaminë e Bashkësisë Islame Shqiptare 16 bezirk në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë. Përfaqësuesit e BFI fillimisht u mirëpritëm nga imami i xhamisë, H. Afrim ef. Xhelili dhe Kryetari i kësaj qendre z. Senad Asani, arkëtari z. Adili dhe anëtarët e kryesisë. Më pas, Myftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli mbajti ligjëratën e ditës së xhuma, ku falënderoi xhematin dhe përcolli selamet e Reisul Ulemasë, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai. Ai e falënderoi këtë xhemat të mrekullueshëm, duke potencuar se kjo xhami dhe ky xhemat është zanafilla e organizimit të jetës fetare te shqiptarët në Austri.
Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i BFI, H. Irsal ef. Jakupi, e mbajti hutben e xhumasë, ku potencoi vlerat e mëdha që sjell Ramazani si dhe falënderoi xhematin në emër të Bashkësisë Fetare Islame dhe Reisul Ulemasë për kontributin që ata e japin në vazhdimësi për mbarëvajtjen e institucioneve edukativo-arsimore në Maqedoni. Vizita e delegacionit të BFI organizohet nga Komuniteti Shqiptar pranë Bashkësisë Islame të Austrisë-ALKIG.
Poashtu, edhe Muftiu i Kërçovës Mr. Qamil ef. Rushiti vizitoi qendrën kulturore shqiptare “Ikre”në Vjenë të Austrisë. Në këtë qendër u prit nga Imami Usam Alimi dhe Kryesia e xhamisë, ku iu mundësua që të përcjellë përshëndetjet në emër të delegacionit të BFI dhe Reisul Ulemasë falënderimet për punën që ata kanë bërë në promovimin e vlerave të larta fetare dhe kombëtare, njëkohësisht u priu edhe në namazin e xhumasë. Vlen të theksohet organizimi i mirëfilltë i këtyre qendrave të cilat janë shtylla të rëndësishme të diasporës tonë dhe janë mbështetës të shumë projekteve tona në vendlindje.
Poashtu edhe Myftiu I Ohrit H. Samet ef. Ajdari si pjesë e delagacionit të BFI-së sot kisha vizitoj bashkatdhetarët dhe i priu namazit të xhumasë në xhaminë “el-Buhari” në Vjenë. Ai falëndroi imamin e xhamisë H. Ylli Buraniqi për mikpritjen dhe xhematin e kësaj xhamie.
Zoti i shpërbleftë me të mirat e Tij në këto ditë të bekuara të Ramazanit të gjithë mërgimtarët tanë kudo që ndodhen.

Comments are closed.