Delegacioni i BFI viziton Kryetaren e Tetovës znj. Teuta Arifi

Si pasojë e zjarrit të fuqishëm që ka shpërthyer të mërkurën në mbrëmje në spitalin modular të Tetovës ku trajtoheshin të sëmurët nga virusi Korona ku pati edhe 14 viktima dhe 12 të tjerë të lënduar, një delegacion i Bashkësisë Fetare Islame me në krye Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të enjten më 09.09.2021, kanë vizituar Kryetaren e Qytetit të Tetovës, znj. Teuta Arifi, të cilës në emër të BFI i bënë ngushëllime për gjitha jetët e humbura në këtë tragjedi.
Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në emër të delegacionit të BFI dhe të gjithë myftinjve të BFI në RMV i ofroi mbështetje të parezerve Kryetares së Qytetit të Tetovës dhe të gjithë besimtarëve myslimanë nga Tetova që janë prekur nga ky rast tragjik. Ai gjithashtu e njoftoi Kryetaren Arifi për mbledhjen e jashtëzakonshme të Rijasetit të BFI, e cila u mbajt po të njëjtën ditë në Tetovë, me qëllim që të jenë sa më afër popullatës së Tetovës në këto momente të vështira.

Comments are closed.