Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame në RMV i autorizuar nga Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në përbërje: Drejtori i sektorit të Diasporës në Rijasetin e BFI, Dr Selver ef. Xhemaili dhe Dekani i Fakultetit të Shkecave Islame në RMV, Prof. Dr, Shaban ef. Sulejmani, po vizitojnë bashkatdhetarët tanë në Danimarkë gjatë këtyre ditëve të bekuara të Ramazanit. Vizita e tyre në Skandinavi po vazhdon pas vizitave të suksesshme që ua bënë qendrave islame në Norvegji.
Me këtë rast, të shtunën dhe të dielën më 23 dhe 24.04.2022, ata vizituan Bashkësinë Islame Shqiptare në Kopenhagë, Xhaminë Qendrore Shqiptare në Kopenhagë dhe Xhaminë Shqiptare në Ballerup.
Gjegjësisht, të shtunën më datë 23.04.2022, Prof. Dr. Shaban ef. Sulejmani, Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, vizitoi xhematin e Bashkësisë Islame Shqiptare në Kopenhagë ku u prit nga imami Abdurahim ef. Kurtishi, ndërsa Drejtori i sektorit të Diasporës në Rijasetin e BFI, Dr Selver ef. Xhemaili vizitoi xhematin Xhaminë Qëndrore Shqiptare në Kopenhagë ku u prit nga imam Abdulgafari. Të dielën më 24.04.2022, bashkërisht vizituan Xhaminë Shqiptare në Ballerup në namazin e drekës.
Gjatë këtyre vizitave, delegacioni i BFI u përcolli bashkatdhetarëve tanë selamet e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe falënderimet për gjithë kontributin në organizimin e jetës fetarë në Perëndim, por edhe në angazhimin e palodhshëm për mirëmbajtjen e institucioneve edukativo arsimore të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Comments are closed.