DELEGACIONI I BFI VIZITOI XHAMINË E LJUBLJANËS
Delegacion i Bashkësisë Fetare Islame e RMV në përbërje të drejtorit për diasporë Dr. Selver ef. Xhemaili, Myftiun Sabahudin ef Zendelin dhe drejtorin e vakfit Mr. Fehmi ef. Ebibi vizituan Xhaminë e Ljublajanës qëndruan për vizitë zyrtare në Qendrën Muslimane Kulturore – Xhaminë e Lublanës.
Në këtë ditë të madhe të xhumasë antarët e delegacionit kryen aktivitete duke ligjëruar para këtij xhemati masovik edhe ate në gjuhën shqipe për të treguar respekt ndaj bashkatdhetarëve tanë në Ljubljanë.
Ky aktivite u mirëprit nga të gjithë xhematlinjtë pa marrë parasyshë përkatësinë etnike.
Në takim nga përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Sllovenisë u njoftuan rreth organizimit të jetës fetare në Slloveni si dhe biseduan rreth bashkëpunimit të ndërsjell në të ardhmen.
Njëkohësisht para namazit të xhumasë ju drejtuan bashkëatdhetarëve tanë duke ju përcjellur falënderimet dhe mirënjohjet institucionale për kontributin dhe veprimtarinë e tyre në rrafshin fetar e kombëtarë në Slloveni dhe vendlindje, si dhe përcollën selamet e Reisul Ulemasë h.hfz. Shaqir ef. Fetai dhe besimtarëve.
Me respekt të veçantë ju falënderuan Myftiut të Meshihatit të Sllovenisë Z. Nevzet Poriçit dhe bashpuntorëve të tij si dhe të gjiith xhematlinjëve. U ligjërua edhe në gjuhën shqipe për të treguar respektin ndaj bashkatdhetarëve tanë nga RMV dhe Kosova.
Falënderojmë për mikpritjen e ngrohtë dhe vëllazërore.
Comments are closed.