DELEGACIONI I BFI VIZITOI DISA INSTITUCIONE TË RËNDËSISHME NË DOHA TË KATARIT

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me antarë të delegacionit, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Doha të Katarit, pas pritjes që i bëri Ministri për çështje fetare dhe vakuf vazhdoi me takimet dhe vizitat sipas protokolit të Ministrisë duke vizituar edhe disa nga institucionet dhe drejtoritë kyçe të Ministrisë, edhe atë me sa vijon:
– Institucionin e organizimit të Zekatit;
– Drejtoria e vakufit;
– Institutit për kulturë dhe art;
– Organizatën humanitare “Katar Hajrijjeh;
– Institucionin arhivit të Katarit, etj.
Te të gjitha këto institucione delegacioni u prit në nivelin më të lartë sipas programit të caktuar nga Ministri i Ministrisë së vakfit dhe çështjeve fetare Ekselenca e tij Dr. Ganim bin Shahin El Ganim.
Tek të gjitha këto drejtori u dëshmua një organizim i lartë, modern, strategjik dhe me rezultate të jashtëzakonshme.
Gjatë takimeve u bisedua me sa vijon:
1. Informimi dhe njoftimi me Baskësinë Fetare Islame, synimet, strategjia dhe realizimi i projekteve fetare në të gjitha sferat;
2. Konfirmimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në përvoja dhe prioritete;
3. Pêrgatitja e projekteve që kanë të bëjnë me zhvillimin e infastrukturës së BFI;
4. Projekte nē sferën e arsimimit të gjeneratave të reja si dhe kontributin material të nevojshëm;
5. Bashkpunim institucional konform ligjeve që i parashohin të dy shtetet, si dhe Ministria e vakufit dhe BFI e RMV;
5. Vizita të ndërsjellta të delegacioneve;
6. Realizimi i programeve tjera në sfera të shumta;
Në fund delegacioni i BFI në krye me Reisul Ulemanë H. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Muftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, i Kumanovës Z. Abefin ef. Imeri dhe drejtori për marrëdhënie me Lindjen e Mesme Z. Ismet ef Ademi, falënderuan Ministrin për ftesën dhe pritjen e tij dhe drejtorive të Ministrisë për angazhimin e tyre .
Zoti i bekoftë.

Comments are closed.