Delegacioni i BFI takohet me Drejtorin e RABITAs për Ballkan në Sarajevë

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të xhumanë më 17.09.2021, dërgoi në Sarajevë të Bosnmjë e Hercegovinës një delegacion të Bashkësisë Fetare Islame, në përbërje të H. Ismet ef. Ademi – Drejtor i Sektorit për marrëdhënie me Botën Arabe, H. Amit ef. Rasimi – Myfti i Manastirit, H. Samet ef. Ajdari – Myfti i Ohrit dhe H. Shefket ef. Imeri – Myfti i Prilepit, të cilët u takuan me Drejtorin e RABITA-s për Ballkan Mr. Abdullah Al-Qari.
Në takim me Mr. Al-Qarin biseduan për aktivitetet e Bashkësisë Fetare Islame dhe projektet e planifikuara nga BFI.
Delegacioni i BFI në Sarajevë po qëndron me ftesë të drejtorit të RABITA-s për Ballkan.

Comments are closed.