Delegacioni i BFI së i përbërë nga drejtori i sektorit për diasporë Dr.Selver Xhemaili dhe drejtori i sektorit për kulturë Musanif Rufati në kuadër të vizitave që zhvillojnë në mesin e xhemateve shqiptare në Zvicër më 11.03. 2023 në namazin e drekës qëndruan në Qendrën Shqiptare për Kulturë Integrim dhe Religjion në Lozanë. Ata u mirëpritën nga kryesia e xhamisë në krye me imamin Fehim ef. Abazin. Përpos ligjërimeve në xhami ata bashkëbiseduan me kryesinë në lidhje me tema që kanë të bëjnë me organizimin e jetës fetare në Zvicër dhe Maqedoni.
Comments are closed.