Delegacioni i BFI pjesëmarrës në promovimin e dy hafizëve shqiptarë në Kroaci

Delegacioni i lartë i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, nën udhëheqjen e Kryetarit të BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe në përbërje të: H. Abedin ef. Imeri – Myfti i Kumanovës, Mr. Salim ef. Sulejmani – Myfti i Strugës, H. Sabuhudin ef. Zendeli – Myfti i Gostivarit, Prof. Jusuf ef. Zimeri – Drejtor i Sektorit për Arsim dhe Shkencë në Rijasetin e BFI, Mr. Mustafa ef. Dauti – Drejtor i Sektorit për Marrëdhënie me jashtë dhe H. Idriz ef. Idrizi – Referent më Myftininë e Tetovës, po vazhdojnë vizitën në Meshihatin e Bashkësisë Islame të Kroacisë dhe institucione të ndryshme edukativo-fetare të kësaj bashkësie.
Një ndër qëllimet e vizitës zyrtare të delegacionit të BFI në Kroaci është pjesëmarrja në promovimin e dy hafizëve me prejardhje nga vendi jonë: Hafiz Xhevat Zendeli nga Çegrani dhe Hafiz Ahmed Halili nga Likova. Të dy të lindur në Kroaci, ku dhe janë shkolluar dhe kanë kryer hifzin te Muhafizi dhe lexuesi i famshëm nga Likova, hafiz Aziz ef Halili, i cili aktualisht është imam kryesor në Xhaminë e Zagrebit.
Në një ambient impozant dhe atmosferë të ngrohtë, gjatë promovimit të dy hafizave, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai mbajti një ligjeratë, në të cilën foli mbi rëndësinë e hivzit të Kur’anit Famëlartë.
Një ditë më parë, sipas protokolit të Meshihatit të BI në Kroaci u mbajt takimi i parë në mes delegacioneve të dy Bashkësive, me ç’rast, Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe Muftiu i Meshihatit të BI të Kroacisë, Dr. Aziz ef. Hasanoviç, biseduan për shumë çështje dhe bashkëpunim të ndërsjellë në të ardhmen.
Poashtu delegacionin e BFI e priti edhe Zëvendës Kryetari i Meshihatit si dhe Drejtori i Gjimnazit Islamik në Zagreb Mr. Mevludin Arsllani.
Poashtu mbetet i paharrueshëm edhe respekti i familjes Zendeli, Haxhi Zufer dhe Haxhi Nexhbi, të cilët e pritën delegacionin e BFI në mënyrën vëllazërore.

Comments are closed.