Delegacioni i BFI për vizitë tek besimtarët në Norvegji

Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame në RMV i autorizuar nga Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i përbërë nga Drejtori i sektorit të Diasporës në Rijasetin e BFI, Dr Selver ef. Xhemaili dhe Dekani i Fakultetit të Shkecave Islame në RMV, Prof. Dr, Shaban ef. Sulejmani, gjatë këtyre ditëve të bekuara të Ramazanit po qëndrojnë në Norvegji me qëllim që të jenë sa më pranë xhematëve dhe bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në këtë shtet Evropian.
Me këtë rast, të premten më date 22.04.2022, ata vizituan Osllon ku në Qendrën Shqiptare Fetare dhe Kulturore të Norvegjisë, Dekani i FSHI në RMV, Prof. Dr, Shaban ef. Sulejmani mbajti ligjeratë gjatë namazit të Xhumasë, ndërsa Dr. Selver ef. Xhemaili para namazit të xhumasë ligjëroi në QIKSHN
Më pas Drejtori i sektorit të Diasporës në Rijasetin e BFI, Dr Selver ef. Xhemaili dhe Dekani i Fshi Prof. Dr. Shaban ef. Sulejmani dhanë një intervistë – Live, për Radio Rilindja e cila dëgjohet në tërë Norvegjinë.
Për nder të mysafirëve – Delegacionit të BFI, organizatori shtroi një iftar e më pas u mbajt edhe një tribunë fetare, ku mori pjesë edhe Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Norvegji z. Serxhim Muhamed. Tribuna u mbjat para namazit të teravisë.

Comments are closed.