Delegacioni i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, i udhëhequr nga Kryetari i BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, e në përbërje nga myftinjtë e myftinjve të BFI, Sekretari Gjeneral, drejtorë të sektorëve të ndryshëm të Rijasetit të BFI dhe Shefit të Kabinetit, të henën më 29.11.2021 vazhduam vizitat ngushlluese tek familjet e viktimave në Tetovë dhe Kërçovë, të cilët humbën të afërmit e tyrë në aksidentin e autobusit në Bullgari.
Së pari u vizituan familjet e territorit të Myftinisë së Tetovës nën koordinim të Myftiut Prof. Dr. Qani ef. Nesimi dhe më pas, delegacioni udhëtoi në territorin e Myftinisë së Kërçovës nën koordinimin e Muftiut Z. Qamil ef Rushitit.
Familjarët e pritën delegacionin e BFI me bujari dhe me një durim të paluhatshëm, të cilëve Reisul Ulema së bashku me shoqëruesit e tij, u shprehën ngushëllime në emër të BFI duke ju lutur Allahut Fuqiplotë të ndjerëve t’ju falë Xhenetin, ndërsa familjeve durim të pashoq.
Comments are closed.