Delegacioni i BFI në pamje tek familjet e viktimave të spitalit të Tetovës

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai udhëhoqi delegacionin e Bashkësisë Fetare Islame të RMV në vizita ngushëllimi tek familjarët e viktimave të rënën në zjarrin që kaploi spitalin modular të Qendrës për Kovid 19 në Tetovë.
Nën organizimin dhe koordinimin e Myftiut të Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi së bashku me operativën e Myftinisë së BFI Tetovë, delegacioni i përbërë nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Dr. Qenan ef. Ismaili – Myfti i Shkupit, H. Sabahudin ef. Zendeli – Myfti i Gostivarit, Mr. Nasir ef Rexhepi – Myfti i Maqedonisë Lindore, H. Irsal ef Jakupi – Sekretari Gjeneral i BFI, Dr Abdulkerim ef. Hiseini – Shef i Kabinetit, Dr. Selver ef. Xhemaili – Drejtor i Diasporës dhe të tjerë, vizituan familjet në Nerasht, Tetovë, Reçicë dhe Siniçan, që kishin hapur dyert e pamjes, e që humbën të afërmit e tyre në zjarrin e spitalit modular andicovid 19 më qëllim që drejtpërsëdrejti t’ju shprehin ngushëllime dhe përkrahje morale për të afërmit e tyre.
Vizitave ju bashkëngjit edhe Kryetarja e Komunës së Tetovës Z. Teuta Arifi me bashkëpunëtorët e saj.
Të gjitha familjeve të vizituara, delegacioni i BFI me në krye Reisul Ulemanë u shprehën ngushëllime duke ju dëshiruar durim të pashoq, ndërsa viktimave – rahmetliu Allahu Fuqiplotë t’ju fal Xhenetin.
Delegacioni u pritën nga familjarët, në mënyrën më të mirë, me zemërgjerësi e duke shprehur mirënjohjen e tyre për vizitën dhe solidarizimin e Bashkësisë Fetare Islame në këto momente të vështira për familjarët e viktimave dhe tërë qytetin e Tetovës, me ç’rast vërtetuan edhe njëherë besimin e plotë tek i Madhi Zot dhe durimin e tyre të madh në këto ditë plot dhimbje e pikëllim.

Comments are closed.