DELEGACIONI I BFI E RMV U PRITË NGA MINISTRI I VAKFIT EKSELENCA E TIJ DR. GANIM BIN SHAHIN AL GANIM
Reisul Ulema i BFI e RMV H. Hfz. Shaqir Fetai i prinë delegacionit të BFI e RMV i shoqëruar nga muftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, muftiu i Kumanovës H. Abedin ef. Imeri dhe H. Ismet ef. Ademi drejtor për mardhënie me botën Arabe, për vizitë në Doha të Katarit me ftesë të Ministrit për vakuf dhe çështje fetare Dr. Ganim Bin Shahin El Ganim ku sot e priti në Ministri me drejtorët e drejtorive të Ministrisë edhe ate: për shkencë, ndërtim, xhami, haxh, vakuf, humanitet, i arsimit dhe shumë të tjerë.
U bisedua kryesisht për çështjen e bashkëpunimit institucional, investime në sfera fetare dhe më gjërë, ndrimi i kuadrove dhe shumë çështje.
Reisul Ulema në bisedën e tijë e falënderoi Ministrin për ftesën dhe pritjen e nivelit të lartë dhe shpjegoi organizimin e jetës fetare, institucionet fetaro arsimore, projektet e planifikuara, bashkëpunim në ndërtimin e objekteve fetare dhe shumë aktivitete tjera.
Comments are closed.