Delegacionet e BFI dhe BIK për ngushëllime te familja Ganija

Të shtunën më 21.08.2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai bashkë me delegacionin e Bashkësisë Islame të Kosovës ishin në ngushëllime të H. Nuhi ef. Ganija, me rastin e ndërrimit jetë të babait rahmetli Haxhi Bahriut.
Delegacioni i BIK, udhëhiqej nga Sekretari gjenerali i BIK- ut H. Ahmet ef Sadrija bashkë me Prof Dr. Fahrush Rexhepin – Dekan i FIS në Prishtinë, H. Rexhep ef. Luma, funksionar i lartë dhe H. Xhelal ef Kaloshin – imam i mirënjohur ne Ingulshtat të Gjermanisë, si dhe doajen i leximit të bukur të Kur’ anit Famëlartë me reputacion të garuesit të mirënjohur ndërkombëtar. Ndërsa, nga BFI, morën pjesë edhe H. Sabahudin ef Zendelit – Mufti i Gostivarit, Prof Dr. Musa Musai dhe Prof. Rushdi ef. Shabani.
Ahmet ef Sadrija në emër të Kryemyftiut të Kosovës H. Naim ef. Tërnava dhe BIRK- ut i shprehën ngushëllime të thella familjes, duke ju lutur Allahut Fuqiplotë rahmetliut t’i falë Xhenetin, ndërsa familjes durimin e pashoq.

Comments are closed.