Delegacione të BFI-së vizituan Qendrat Islame në diasporë

Zvicër
1b

Nga data 19 deri 24 qershor 2013 delegacioni i përbërë nga myftiui Tetovës, Alifekri ef. Esati, sekretari i Fakultetit të Shkencave Islame, dr. Shinazi Memeti dhe Mr. Lutfi Nexhipi, professor në Medresenë Isa Beu, qëndroi për vizitë në Qendrat tona Islame në Zvicër. Të deleguarit gjatë ditëve vizituan xhematet e ndryshme: Alifikri ef. Esati ishte në Zyrih, Lutfi Nexhipi në Vinterthur dhe Shinazi Memeti në Kradolf.

1233

Më pastaj delegacioni i BFI-së realizuoi një takim me Unionin e Imamëve në Zvicër. Kryetari i Unionit, mr. Rejhan Neziri, u shprehu mirëseardhje të deleguarve dhe falënderoi për vizitën që iu bëhet Qendrave Islame në diasporë. Udhëheqësi i këtij delegacioni për Zvicër, Alifikri ef. Esati, iu drejtua të pranishmëve dhe përcolli selamet e Reis-ul-Ulemasë të BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi. Ai mes tjerash foli rreth gjendjes së institucioneve arsimore në BFI. Dr. Shinazi Memeti foli rreth FSHI-së, ecurive të këtij institucioni shkencor dhe sukseset e reja në të gjitha drejtimet. Mr. Lutfi Nexhipi paraqiti disa statistika që kanë të bëjnë me Medresenë Isa Beu-Shkup dhe paralelet e saj.
Në fund të këtij takimi u mor një vendim që të niset një aksion në afat sa më të shkurtër për të ndihmuar institucionet edukativo-arsimore të BFI-së.
Vlen të theksojmë se ky delegacion mori pjesë në hapjen e xhamisë në Romanshorn, me ç’rast u realizuan edhe takime me disa imamë.

Danimarkë, Suedi
I deleguar i BFI-së në emër të Reis-ul-Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi, profesori i FSHI-së, mr. Islam Islami,vizitoi Qendrat Islame dhe xhematet tona në  shtetet skandinave, përkatësisht në Kopenhagë të Danimarkës dhe Malme të Suedisë. Me rastin e realizimit të këtij takimi,Islam Islami shpalosi planet dhe sukseset e fundit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të RM-së, në krye me Haxhi Sulejman Efendi Rexhepin.
Në këtë drejtim nuk munguan edhe mirënjohet e xhematit për sukseset  e Kryetarit të BFI-së  në aspektin fetar dhe kombëtar, ndërsa kjo e fundit, sipas tyreishte vulë e sukseseve.

1123

Pas këtij takimi z. Islami realizoi një ligjëratë në xhaminë qendrore në Kopenhagë,të drejtuar nga Hfz. Abdurrahim Kurtishi, ku pas prezantimit shpalosi disa prej mësimeve kuranore. Gjatë kësaj ligjërate falënderoi xhematin në emër të kreut të BFI-së dhe në emër të të deleguarit, i cilifalënderoi xhematin e diasporës për tejkalimin e kësaj sprove të madhe, ku çdoherë  kanë qenë, janë dhe do të jenë faktorë kryesorë  të lëvizjes politike dhe fetare, sepse pa angazhimin e tyre të vazhdueshëm nuk do të arrinim rezultatet aktuale. Poashtu para të pranishmive u shpalosën synimet dhe perspektiva e institucioneve edukativo-arsimore të BFI-së, meqë bëhet fjalë për akademi të këtij institucioni që prodhojnë kuadro të shumta, të cilat do të jenë krahu dhe potenciali i pashtershëm në realizimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me popullin musliman në vend dhe diasporë.
3b

Ai theksoi sekëtë vitë diplomuan 200 nxënës në Medresenë Isa Beu dhe se aktualisht kemi 750 nxënës në Shkollën e Mesme të Medresesë Isa Beu- Shkup dhe në paralelet e kësaj shkolle, afërsisht dhe 170 studentë në Fakultetin e Shkencave Islame.
Mr. Islam Islami vazhdoi vizitën e tij nëSuedi, në xhaminë Malmo,ku u takua me kryetarin e kësaj xhamie, z. Bejzat Beqirov dhe imamin e kësaj xhamie, Roland Vishkurti, si dhe xhematin e kësaj xhamie. Gjithashtu i bërinjë vizitë xhematit të Dobroshit dhe Nerashtit në Balerup të Kopenhagës.Takimet i vazhdoi me drejtorin e Lidhjes Islame në Danimarkë, dr. Muhamed Fuad Al-Barazi. Në këtë takim vëllazëror shpalosi sfidat e muslimanëve në Maqedoni, sukseset, si dhe mënyrën e organizimit të jetës fetare islame.Pas përfundimit të takimit, dr. Muhamed  Fuad Al-Barazi falënderua për sukseset e organizimit fetar në RM, duke shprehur vazhdimësinë e këtyre sukseseve, si dhe përkrahjen morale të muslimanëve në Maqedoni.

4b

Gjermani, Austri
Delegacioni nga myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu dhe Sherif  Deharivizitoi Qendrën Islame në Munih të Gjermanisë dhe në disa qytete në Austri.

5b

Gjatë këtyre takimeve ata përcollën përshëndetjet më të sinqerta të kreut të BFI-së dhe njëkohësisht shpalosën veprimtarinë institucionale të BFI-së dhe ecurinë e veprimit të institucioneve edukativo-arsimore, siç janë Medreseja Isa Beu dhe Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup. Të gjitha sukseset dhe të arrituart e këtyre institucioneve shkencoro-edukative u mirëpritën nga xhematet në fjalë dhe njëherit treguan mbështetjen  etyre për të përkrahur projektin madhështor të BFI-së në drejtim të edukimit të mirëfilltë të brezave të rinj dhe perspektivën e muslimanëve.

Comments are closed.