Delegacion nga Zicra vizitojnë Reisul Ulemanë

Në vizitë të BFI-së në RMV ishin Haxhi Muhamer Baftijari, Kryetar i Qendrës islame “Uniteti” në Lucern të Zvicrës bashkë me H. Xhumali Muharemin dhe H. Besir Hajdarin, të cilët u pritën nga Kryetari i BFI në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të enjten më 04.08.2022.
Haxhi Muhameri njihet si një aktivist i mirënjohur dhe kontribues në zhvillimin e vlerave fetare dhe kombëtare në Zvicër dhe në vendlindje. Andaj, për këtë arsye, Reisul.Ulemaja i ndau mirënjohje ” Qendrës islame Uniteti ” për kobtributin e dhënë në Fitra, Zekat dhe në donacione tjera.
Poashtu ai falënderoi edhe Haxhi Besirin dhe Haxhi Muharemin për angazhimet e tyre fetare e kombëtare kudo që e ka lyp nevoja.
U bisedua edhe për angazhimet e përbashkëta në të ardhmen. Në takim Kryetarin e BFI, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e shoqëroi edhe Dr. Selver Xhemaili, Drejtor për marredhënie me Diasporën. Ndërsa delegacionin e drejtoi Muftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli. Zoti i bekoftë.

Comments are closed.