Delegacion nga Turqia për vizitë në BFI

Në selinë e Bashkësisë Fetare Islame të R.M,  Reis ul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi mikpriti një delegacion Turk i përbërë nga Mustafa Ozcan, Fatih Kesmeci dhe Asim Demiroz. Gjatë këtij takimi kreu i BFI-së, ef. Rexhepi njoftoi delegacionin në fjalë, për Institucionin, BFI dhe veprimtarinë e saj.
Gjithashtu e njoftoi edhe me aktivitet qe po bënë BFI dhe zhvillimin e jetës fetare. Reis Ulema shpalosi kapacitet e BFI-së që posedon në aspektin e prodhimit të kuadrove si dhe isntitucionet edukativo-arsimore siç janë Medreseja Isa Beu me paralelet e saja si dhe Fakultetin e Shkencave Islame. Në anën tjetër edhe anëtarët e delegacionit përshëndetën Reis ul Ulemanë për pritjen që ua bëri si dhe për mënyrën e menaxhimit të BFI dhe gjithë atë që e lidhë me këtë institucion.
Mustafa Ozcan, Fatih Kesmeci dhe Asim Demiroz vizituan SHMI Medresenë Isa Beu, paralelen e vajzave në Kapan Han, gjithashtu paralelet e vajzave në Tetovë dhe Gostivarë, si dhe Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup.

DSC02849 DSC02850 DSC02851

Comments are closed.