DELEGACION NGA SPITALI UNIVERSITAR ISTINIJE – MEDIKAL PARK GAZIOSMANPASHA VIZITUAN REISUL ULEMANË

(SHQ. TUR)

60
Të hënën më 21.06.2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti në selinë e Rijasetit një delegacion nga Turqia, gjegjësisht nga Spitali Universitar Istinije – Medikal Park Gaziosmanpasha, në përbërje të: znj. Zuhal Çelebiogllu, Drejtori Gjeneral i spitalit Universitar Istinije – Medikal Park Gaziosmanpasha, z. Murat Ugur, Koordinator i Medikal Park, z. Kenan Biçak, pronar i Istambull Saglik Turizmi, Dr. Tufan Giraj, Drejtor i Spitalit Universitar Istinije – Medikal Park Gaziosmanpasha, z. Ibrahim Haxhiogllu, Zëvendës drejtor për avancimin e Spitalit Universitar Istinije – Medikal Park Gaziosmanpasha, të cilët po qëndrojnë në vendin tonë dhe kanë takime me personat më eminente të shëndetësisë në vend.
Takimi në Bashkësinë Fetare Islame erdhi si kërkesë e delegacionit Turk, me qëllim që të njoftohen me Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe të diskutojnë mundësitë për një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i falënderoi mysafirët për vizitën e tyre dhe vlerësoi lartë propozimet për bashkëpunim të përbashkët në të ardhmen. Ai i njoftoi mysafirët se dyert e Bashkësisë Fetare Islame gjithmonë janë të hapura për ta dhe se BFI është gjithmonë e gatshme për bashkëpunim me të gjitha palët që mund të ndihmojnë dhe japin kontribut për të mirën e besimtarëve muslimanë nga Maqedonia e Veriut e më gjerë.

_________

 

İSTİNYE ÜNİVERSİTESİ GAZİOSMANPAŞA MEDİCAL PARK HASTANESİ HEYETİ, REİS-UL ULEMAYI ZİYARET ETTİ

 

Ülkemizde misafir olarak bulunan ve ülkenin önde gelen sağlık simalarıyla görüşmeler gerçekleştiren Türkiye’nin İstinye Üniversitesi Hastanesi Gaziosmanpaşa Medical Park heyeti 21 Haziran 2021 Pazartesi günü, Kuzey Makedonya İslam Dini Birliği Başkanı Reis-ul Ulema H. ​​​Hfz. Şakir ef. Fetai’yi, Riyasetteki makamında ziyaret etti. İstanbul’dan gelen heyet İstinye Üniversitesi Gaziosmanpaşa Medical Park Hastanesi Genel Müdürü Zuhal Çelebioğlu,   İstinye Üniversitesi Gaziosmanpaşa Medical Park Hastanesi Medical Medical Direktörü Dr. Tufan Giray, Medical Park Genel Merkez Genel Müdürler Koordinatörü Murat Uğur, İstinye Üniversitesi Gaziosmanpaşa Medical Park Hastanesi Tanırım Müdür Yardımcısı İbrahim Hacıoğlu ve İstanbul Sağlık Türizmi sahibi Kenan Bıçak’tan oluşan heyet, görüşme sırasında özellikle Başkan Reis-ul Ulema Fetai ile tanışmak ve İslam Birliği olarak bu sağlık kurumuyla gelecekte olası işbirliği gerçekleştirmek arzusuyla bu ziyareti yaptıklarını belirttiler.

Reisul Ulema H. ​​Hfz. Şakir ef. Fetai, ziyaretleri için misafirlere teşekkür etti ve gelecekte ortak işbirliği önerilerini memnuniyetle karşıladığını ifade etti. Fetai, İslam Dini Birliği’nin kapılarının kendilerine her zaman açık olduğunu ve bu kurumun bütün inananların iyiliğine yardımcı olabilecek ve katkıda bulunabilecek konularda işbirliği yapmaya her zaman hazır olduğunu belirtti.