Delegacion nga Bursa vizitoi BFI-në
Apel për restaurimin e objekteve historike të traditës islame në Maqedoni.
Në ambientet e Bashkësisë Fetare Islame të hënën kanë qëndruar një delegacion nga Bursa – Turqi, në krye me nënkryetarin e qytetit z.Bajram Vardar ku zhvilloi takim me sekretarin gjeneral të BFI-së, Haxhi Afrim ef. Tahiri në të cilën u fol për restaurimin e objekteve historike të traditës islame në Maqedoni.
Duke marrë parasysh se mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe historike mund të jetë e efektshme vetëm në rast se organizohet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me qëllimin e zhvillimit të bashkëpunimit të ngushtë mes shteteve ky takim duke u mbështetur në rëndësinë që i jepet trashëgimisë historike, ka përfshirë projektimin dhe zbatimet e restaurimit të monumenteve kulturore që ndodhen te ne, me qëllimin e forcimit të lidhjeve historike tradicionale si dhe zhvillimin e mundësive të bashkëpunimit teknik.Ky takim kishte për qëllim të restaurojë objektet e trashëgimisë kulturore historike sipas projekteve të hartuara nga subjektet e interesuara dhe është një përpjekje për të rrjetëzuar objektet që janë në shkatërrimin e sipër.Shumica e objekteve të kulturës islame të ndërtuar që nga periudha osmane kanë mbetur pa mbrojtje nga ana e shtetit dhe disa prej tyre madje jashtë funksionit kulturor e religjoz, vetëm e vetëm për shkak të mosmarrveshjeve pronësore që po udhëhiqen mes vetë shtetit dhe institucionit islam në Maqedoni.Deri tani edhe mungesa e fondeve e kanë bërë të pamundur mbrojtjen dhe vënien e këtyre objekteve në funksionim.
Prev Post
Comments are closed.