Një delegacion i lartë ekspertësh nga Uashingtoni të shoqëruar nga stafi i Ambasadës Amerikane në Shkup vizituan Reisul Ulemanë H. Suljeman efendi Rexhepi.
Të martën, më 06.06.2017 një delegacion ekspertësh me përbërje të ndryshme nga Departamenti i Shtetit, Zyra për Stabilizimin e Konflikteve, Zyra për Përkrahje dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Shkup, vizituan Kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepin, nga i cili mësuan rreth veprimtarisë së BFI dhe aktiviteteve që po ndërmerr ky Institucion në organizimin e jetës fetare dhe parandalimin e fenomeneve ekstreme në shoqërinë muslimane në vend dhe më gjerë, gjithandej ku veprojnë qendrat tona islame. Në këtë takim Reisul Ulema shoqërohej nga Kryetari i Organizatës Humanitare Mustafa ef. Dauti, Shefi i Kabinetit Muzemil ef. Osmani dhe Drejtori i Sektorit për Informim Publik Agron Vojnika.
Gjatë bisedës theks i veçantë u vendos rreth bashkëpunimit të përbashkët dhe partneritetit të ndërtuar mes Bashkësisë Fetare Islame dhe Ambasadës Amerikane në Shkup, si një nga aleatët më të afërt që ka pasur BFI-ja në të kaluarën, periudhë kjo në të cilën jo rrallë herë ka qenë e padrejtësuar dhe diskriminuar nga regjimet e mëparshme. Gjithashtu u vlerësuan të gjitha përpjekjet dhe aktivitet që BFI i ka ndërmarrë në rruajtjen e imazhit të Islamit, rruajtjen e paqes dhe parandalimin e fenomeneve ekstreme në shoqëri, ku në këtë drejtim, BFI ka luajtur rolin kryesor në shoqëri dhe në rajon.
Pas përfundimit të këtij takimi, në sallën për konferenca të Rijasetit, Delegacioni i lartë nga Uashingtoni u takua me imamët më eminent nga Shkupi dhe Tetova me të cilët biseduan rreth problemeve që ata hasin në punët e tyre të përditshme. U fol edhe rreth nevojave që ata kanë, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit edhe më konkret mes BFI dhe Ambasadës Amerikane.
Duhet theksuar se BFI është një nga Institucionet e para në vend dhe në rajon e cila hapur dënoi luftërat e pakuptimta në Lindjen e Mesme dhe doli në mbrojtje të rinisë muslimane dhe sensibilizimin e popullatës muslimane rreth rrezikut që përbëjnë këto luftëra. Ishte Institucioni i parë që doli me një projekt konkret në këtë drejtim, i cili u emërtua STOP Rad Terr.
Comments are closed.