[:al]Delegacion i Këshillit nacional qeveritar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm vizitoi BFI-në[:]

[:al]Shkup, 4 maj – Bashkësia Fetare Islame në RM është vizituar nga një delegacion i Këshillit nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, i udhëhequr nga Kordinatori nacional Borçe Petrevski që shoqërohej nga Xheladin Ajvazi dhe Zllatko Apostollovski. Delegacioni në fjalë u prit nga Reisul Ulema, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili, me këtë rast i njohtoi për angazhimet konkrete të BFI-së si dhe për kontributet e gjithanshme të saj në parandalimin e çfarëdo dukurie që manipulojnë në emër të humanes e të fesë.

Delegacioni i Këshillit nacional ka shprehur mirënjohje dhe respekt për angazhimin e Kryetarit të BFI-së në hartimin e një prej projekteve të para në rajon e më gjërë që është marrur me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm si dhe me parandalimin e përfshirjes së të rinjve tanë nëpër vatra të luftës që nuk kanë të bëjnë asgjë as me njerëzoren por as me parimet fetare.

Nga të dy palët është nënvizuar nevoja për një bashkëpunim sa më të ngushtë dhe sa më intensive.[:]

Comments are closed.