Delegacion i Meshihatit të Bosnjës vizitoi BFI-në
Të hënën më 31.10.2022, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti një delagacion nga Meshihati i Bashkësisë Islame të Bosnjë Hercegovinës, në përbërje të Z. Muhamed Jugo, këshilltar për diasporën pranë Bashkësisë Islame të Bosnjës, znj. Azra Efendiç, përgjegjëse në po të njejtën drejtori.
Mysafirët i shoqëroi z. Jusuf Çoloviç ish profesor në Medresenë Isa Beu dhe ish funksioner në BFI.
U bisedua për shumë tema ndër ato edhe për rolin e BFi ndaj të gjithë anëtarëve të saj dhe komunitetin Boshnjak në veçanti dhe përkujdesin e BFI ndaj tyre, gjithashtu edhe rolin e drejtorisë së diasporës pranë BFI dhe aktivitetet e sajë.
Comments are closed.