DELEGACION I LARTË I BFI VIZITON MBRETËRINË E ARABISË SAUDITE

DELEGACION I LARTË I BFI VIZITON MBRETËRINË E ARABISË SAUDITE

Të enjten, më 30.12.2021, Delegacion i lartë i Bashkësisë Fetare Islame të Bashkësisë Fetare Islame të RMV, i udhëhequr nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, nga Aeroporti Rinas në Tiranë u nis në një vizite zyrtare 10 ditore në Mbretërinë e Arabisë Saudite, me ç’rast 4 ditë do të qëndrojnë në Rijad, kryeqytetin e Mbretërisë të Arabisë Saudite, 3 ditë në Mekë dhe 3 ditë në Medinë.
Ky delegacion përbëhet prej 16 anëtarësh dhe atë: Reisul Ulema i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Tetovës Dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Kumanovës H. Abedin ef. Imeri, Myftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, Myftiu i Kërçovës Mr. Qamil ef. Rushiti, Myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani, Myftiu i Ohrit H. Samet ef. Ajdari, Myftiu i Manastirit H Amit ef. Rasimi, Myftiu i Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi, Myftiu i Prilepit H. Shefket ef. Imeri, Myftiu i Prespës H. Xhunejd ef. Jashar, Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë Dr. Abdilkerim Iseni, Prodekani i FSHI Dr. Muaz ef. Agushi, Drejtori i Sektorit për Diasporë pranë Rijasetit të BFI Dr. Selver ef. Xhemaili dhe Drejtori i Sektorit për mardhënie me botën Arabe në Rijasetin e BFI, H. Ismet ef. Ademi.
Me këtë vizitë, delegacioni i lartë i Bashkësisë Fetare Islame të RMV iu përgjigj ftesës vëllazëror të mikut të BFI Shkëlqesisë së tij Z. Sulejman esh Shiddijit më qëllim të plotësimit të dëshirës së tij dhe të delegacionit në fjalë, e cila konsiderohet si nderë dhe fat për Bashkësinë Fetare Islame e RMV që personalitetet më me përgjegjësi të jetës fetaro-islame të jenë sa më afër institucioneve të sferave të ndryshme në Arabinë Saudite.
Njëherit me këtë vizitë thellohet, jo vetëm miqësia dhe bashkëpunimi vëllazëror, por në të njejtën kohë merren përvoja të llojeve dhe standardeve të niveleve të ndryshme si dhe njoftimi me përvojat e pjesëtarëve të Islamit këtu në Ballkan, e në veçanti në Bashkësinë Fetare Islame të RMV.
Anëtarët e delegacioni kanë fatin që gjatë qëndrimit në Mekë, të bëjnë edhe “Umren” dhe të vizitojmë Qa’ben e Bekuar dhe shumë vende tjera të njohura fetare. Vizita e Medines do t’u mundësojë që të jenë vizitorë të Xhamisë së Pejgamberit a.s. dhe drejtpërsëdrejti të përcjellin selamet e përzemërta.
Lusim Allahun Fuqiplotë që delegacionit të BFI t’i dhurojë shëndet dhe kënaqësi, si dhe mundësinë që kjo të jetë një vizitë përmbajtjesore dhe me njohuri të shumta. Allahu e bekoftë këtë vizitë!

Comments are closed.