Delegacion i Forumit Mysliman Evropian vizituan Reisul Ulemanë
Të mërkurën, më 07.07.2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i BFI, H. Irsal ef. Jakupi dhe Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë Dr. Abdilkerim ef. Iseni, priti një delegacion të Forumit Mysliman Evropian me seli në Bruksel, të udhëhequr nga Kryetari i FME Abdul-Vahid Niyazov, të cilët pasi vizituan bashkësitë islame në Kosovë, Shqipëri, Sanxhak e Mal të Zi, vizituan edhe vendin tonë
Fillimisht Reisul Ulema u dëshiroi mirëseardhje dhe i njoftoi mysafirët me organizimin e Bashkësisë Fetare Islame dhe aktivitetet që ndërmerr ky institucion përfaqësues i myslimanëve të Maqedonisë së Veriut në për organizimin e jetës fetare në vend dhe jashtë.
Kryetari i Forumit Mysliman Evropian Abdul-Vahid Niyazov e falënderoi Reisul Ulemanë për mikpritjen dhe respektin që i bënë atij dhe delegacionit që ai udhëheq të përbërë nga anëtarë të kombeve të ndryshme, e më pas shpalosi idetë dhe planet që i synon ky forum për të ardhmen.
Më pas të dyja palët biseduan rreth rrjedhave të përgjithshme fetare dhe u shkëmbyen mendime dhe përvoja nga të dyja palët.
Comments are closed.