Delegacion i lartë i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga Kryetari i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të enjten më 07.10.2021 vizitoi Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup, ku u pritën nga Dekani i FSHI, Prof. Dr. Shaban Sulejmani.
Qëllimi i vizitës së këtij delegacioni ishte fillimi i vitit akademik 2021-22 dhe doktoratura e dytë e Dekanit të FSHI në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup.
Fillimisht, në emrin e gjithë të pranishmit nga Rijaseti i BFI Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e uroi Dekanin e FSHI me marrjen e titullit të dytë të doktoraturës si dhe në emër të bashkësisë Fetare Islame i dëshiroi një fillim të mbarë të vitit akademik në Fakultetin e Shkencave Islame.
Më pas në një ambient të ngrohtë e vëllazëror biseduan rreth gjitha pengesave dhe vështirësive me të cilat përballet FSHI si dhe për projektet të cilat janë të planifikuara të realizohen gjatë këtij viti akademik.
Delegacioni përbëhej nga Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, H. Irsal ef. Jakupi – Sekretari Gjeneral i BFI, Shefi i Kabinetit Dr. Abdilkerim Iseni, Sekretari Administrativ i BFI H. Qufli Osmani, Kryetari i OH Hilal H. Fadil ef. Ramadani, dhe Udhëheqësi i sektorit për marrëdhënie me jashtë Mr. Mustafa ef. Dauti, ndërsa Dekanin e shoqëronte Prodekani i FSHI Dr. Muaz ef. Agushi.
Comments are closed.