DELEGACION I AGJENCISË PËR EMIGRACION ME NË KRYE ZËVENDËSDREJTORIN Z. IZMIT NURA NË TAKIM PUNE TE REISUL ULEMAJA

Të enjten, më 11 mars 2021, Kryetari i BFI të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, priti në takim pune një delegacion të Agjencisë për Emigracion të Republikës së Maqedonisë së Veriut të kryesuar nga Zëvendësdrejtori i Agjencisë z. Izmit Nura.

Në fokus të këtij takimi ishte procesi i regjistrimit që është duke u zhvilluar për qytetarët e Maqedonisë e Veriut që nga 1 marsi, kur edhe ka filluar regjistrimi i diasporës, ndërsa për banorët rezidentë do fillojë nga 1 prilli.

Marrë parasysh se Bashkësia Fetare Islame disponon me një rrjet të konsoliduar mjaft mirë të qendrave dhe xhamive të diasporës së RMV, Zëvendësdrejtori Nura, si përfaqësues i Agjencisë që ka përgjegjësi mbajtjen e kontakteve, shërbimin dhe organizimin e diasporës dhe çështjeve të ndërlidhura me të, takoi Reis Ulemanë për të analizuar mundësitë dhe format si mund t’i ndihmohet procesit të regjistrimit nga të dyja palët.

Kryetari i BFI të RMV, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, përshëndeti angazhimin e Zëvendësdrejtorit dhe Agjencisë dhe e njoftoi atë me hapat që BFI ka ndërmarrë që ditën e parë të procesit në përkrahje të tij.

U diskutua edhe për forma tjera dhe mundësi si mund të kontribuohet edhe më shumë në proces dhe të dyja palët u dakorduan se regjistrimi i këtij viti është i një rëndësie jashtëzakonisht të madhe për të gjithë qytetarët e vendit dhe duhet angazhim i të gjithë faktorëve për realizimin e tij në formën më të mirë të mundshme.

Comments are closed.