Deklaratë për opinion

Ne liderët fetarë të kishës dhe bashkësive fetare në RM, mbajtëm takimin e rradhës të përbashkët në selinë e Bashkësisë Fetare Islame, të nisur nga nevoja për përforcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të ndërsjella si dhe gjetjes së zgjedhjeve për pyetjet të cilat na imponohen gjatë punës së përditshme të bashkësive fetare, klerikve fetarë si dhe nëpunësve fetarë.
Të ballafaquar me ngjarjet e fundit të cilat u inkurajuan prej Karnevalit të Vevçanit, si protestat në Strugë, djegien e kishave në Llabunishtë dhe Reçicë të vogël, grafiteve ofenduese në xhamitë dhe kishat, shkatërrimin e simboleve fetare, ne drejtuesit e bashkësive fetare në vend, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të ndërpresin ofendimet e ndërsjella në bazë fetare dhe etnike si dhe të ndërpresin dëmtimin e objekteve fetare.
dsc02489
Republika e Maqedonisë është shteti jonë i përbashkët dhe jemi të detyruar që të gjithë së bashku ta ruajmë, të sigurojmë paqe dhe qetësi, të respektojmë njëri tjetrin për dallimet fetare etnike ndërsa për këtë i lutemi dhe shpresojnë në ndihmën e Allahut fuqiplotë.
picture_096

Comments are closed.