DEKANATI I FSHI-së SHTROI IFTAR

DEKANATI I FSHI-së SHTROI IFTAR
10/06/2016

iftar

iftar1

iftar2

iftar3Në organizim të Dekanatit të Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, të udhëhequr nga dekani, Doc. Dr. Faredin Ebibi, dje u shtrua iftar modest për të gjithë të punësuarit e Fakultetit, si mësimdhënësit, punonjësit admimnistrativ dhe Parlamentit Studentor.

Vlen të theksohet se këtë iftar modest e begatoi edhe prezenca e kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisl, Reisul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, së bashku me kabinetin e tij nga Rijaseti, kryetari i Kuvendit të BFI-së, Muftitë e Muftinive të BFI-së, zv/drejtori dhe sekretari i Medresesë Isa Beu – Shkup, ish-Muftiu a njëherit edhe kryetar i Komunës së Dibrës, Mr. Ruzhdi Lata etj.

Para të pranishmëve u drejtua me një fjal rasti dekani i Fakultetit, Doc. Dr. Faredin Ebibi, duke ju falenderuar të gjithë pjesëmarrësve për prezencën dhe duke ju treguar se qëllimi i organizimit të këtij iftari modest është vetëm bashkimi i të gjithë atyre që kemi një qëllim dhe mision të përbashkët, bashkimi i atyre që një pjesë të madhe të kohës e kemi kaluar në këtë vatër të dijes, pra në këtë objekt.

Po ashtu para të pranishmëve fjalë përshëndetëse kishte edhe kryetari i BFI-së, h. Sulejman ef. Rexhepi, i cili në mes tjerash e falenderoi Dekanin e Fakultetit për organizimin e këtij iftari dhe po ashtu i falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje. Kryetari Rexhepi shtoi se si çdo vit edhe tani gjatë këtij muaji të Ramazanit Bashkësia Fetare Islame me të gjitha organet e saj është aktive në terren brenda dhe jashtë vendit, me të vetmin qëllim për të qenë sa më afër popullatës muslimane. Ndërsa krejt në fund të pranishmit i përshëndeti edhe ish-Muftiu i Muftinisë së Dibrës, a njëherit kryetar i Komunës së Dibrës, Mr. Ruzhdi Lata.

Comments are closed.