[:al]
Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup, Doc. Dr. Faredin Ebibi, shtroi iftar me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, për të gjithë të punësuarit e Fakultetit, si mësimdhënësit, punonjësit admimnistrativ, parlamentit studentor dhe për të gjithë miqtë dhe dashamirët e shkencës dhe dijes.
Vlen të theksohet se këtë iftar modest e begatoi prezenca e disa personaliteteve, si: kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisl, Reisul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, zv/ministri i arsimit dhe shkencës, Prof. Dr. Visar Gani, së bashku me Prof. Dr. Agim Rushiti, udhëheqësi i sektorit për arsim të lartë në Ministrinë e arsimit, kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati, përfaqësues të bordit për akreditim dhe evaluim të Republikës së Maqedonisë, pëfaqësues nga inspektorati shtetëror për arsim të lartë, drejtorët e departamenteve të Rijasetit, Muftitë e Muftinive të BFI-së, drejtori dhe sekretari i Medresesë Isa Beu – Shkup, afaristë dhe ish-studentë të FSHI-së.
Kjo sofër e përbashkët le të shërbejë si falënderim për të gjithë ju, për kontributin që keni dhënë dhe që vazhdon të jepni, secili prej jush në formën dhe mënyrën e vetë për avancimin e kësaj vatre të lartë edukative dhe arsimore të vetme e këtij lloji në vend.
Sinqerisht ju falënderojmë që iu përgjigjët pozitivisht ftesës sonë, qofshit të nderuar. dhe duke ju treguar se qëllimi i organizimit të këtij iftari modest është vetëm bashkimi i të gjithë atyre që kemi një qëllim dhe mision të përbashkët, bashkimi i atyre që një pjesë të madhe të kohës e kemi kaluar në këtë vatër të dijes.
Po ashtu para të pranishmëve fjalë përshëndetëse kishte edhe kryetari i BFI-së, h. Sulejman ef. Rexhepi, i cili në mes tjerash e falenderoi Dekanin e Fakultetit për organizimin e këtij iftari dhe po ashtu i falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje. Kryetari Rexhepi shtoi se si çdo vit edhe tani gjatë këtij muaji të Ramazanit Bashkësia Fetare Islame me të gjitha organet e saj është aktive në terren brenda dhe jashtë vendit, me të vetmin qëllim për të qenë sa më afër popullatës muslimane.
[:]
Comments are closed.