Davutoglu: Neve do të na keni mbështetje deri në kijamet

Reis ul Ulema i BFI-së,  H. Sulejman ef. Rexhepi takoi z. Ahmet Davutoglu, Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë me rastin e vizitës së tij të realizuar në Shkup, të cilët s’bashku e falën namazin e xhumasë në Mustafa Pashë.

Hutben dhe namazin e xhumasë e realizoi dr. Abas Jahja, Përgjegjës i Sektorit për Kulturë pranë BFI-së i cili në hutbe në emër të BFI-së, në emër të Reis ul Ulemasë dhe në emër të të gjithë myslimanëve i shprehi mirëseardhje Ministrit Turk: “Shfrytëzoj rastin që në emër të BFI dhe në emër të kryetarit të saj, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe në emër të të gjithë myslimanëve në RM t’i shprehim mirëseardhje Ministrit të Punëve të Jashtme të R Turqisë z. Ahmet Davutoglu. Republika e Turqisë si shtet i madh dhe i zhvilluar tregon interesim të madh për tërë ballkanin në përgjithësi e posaçërisht për Maqedoninë në të gjitha sferat e veçanërisht në aspektin fetar sepse në Maqedoni jeton një numër i madh i myslimanëve të cilët e kanë vendin e vet të posaçëm.

Para së gjithash duhet të dijmë se feja islame është fe e dashurisë , mirëkuptimit dhe tolerancës. Allahu xh. sh në Kuranin Famëlartë thotë: “ O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj dhe fise që të njiheni në mes vete, e ska dyshimse tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është rruajtur. E Allahu është i Gjithdijshëm dhe hollsishëm i njohur për çdo gjë.”
Feja është edhe solidarimzimi dhe bashkëpunimi ndërmjet myslimanëve në fusha të ndryshme, mysafirin të cilin e kemi sot në mesin tonë është promotor i bashkëpunimit dhe i solidarizimit të myslimanëve në botë, si dhe për bashkëpunimin dhe dialogun ndërkonfesional dhe ndërkulturor.Këtë realitet e dëshmon edhe vetë fakti historik shumëshekullor se myslimanët gjithmonë kanë kontribuar në rruajtjen e vlerave të larta mes popujve si dashuria, paqja dhe mirëkuptimi. Falënderojmë Republikën e Turqisë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme z. Ahmet Davutoglu për angazhimin e tij në drejtimin e marrdhënieve të tolerancës ndërkonfesionale dhe ndëretnike. Në këtë drejtim i lutemi Allahut Fuqiplotë që t’i jep fuqi dhe shëndet në realizimin e bashkëpunimit në këtë drejtim- tha mes tjerash, ef. Jahja.
Pas kryerjes së namazit të xhumasë Reis ul Ulema falënderoi Ministrin, Davutoglu për vizitën që realizoi, duke përkujtuar se shteti Turk është gjithnjë pranë myslimanëve të këtij vendi. Ai para opinionit dëshmoi se në mesin tonë kemi figuarën më të shquar të diplomacisë botërore, personalitetin më të dashur të botës islame i cili në vazhdimësi përkujdeset për fatin dhe çështjen e popullit mysliman gjithandej ku jetojnë, duke e lutur Allahun që ta bekon.
Në anën tjetër z. Davutoglu përcjelli falënderimet dhe përshëndetjet e kryetarit të Turqisë, z. Abdullah Gul, kryeministrit , z. Rexhep Tajjip Erdogan dhe mbarë myslimavë të Turqisë, duke shprehur se: “ Të gjithë juve ju konsiderojmë si një trup, kur dëgjojmë lajme të mira edhe Ne gëzohemi  dhe ndjehemi të qetë, në rast se ju dëmtoheni atëherë ndjejm shqetësim. Neve do të na keni mbështetje deri në kijamet. R. Turqisë ka bashkëpunim të mirë me Maqedoninë dhe se një bashkëpunim të tillë do të kemi edhe në të ardhmen deri në ditën e fundit të kësaj bote. Falënderoi Reis ul Ulemanë për kontributin e dhënë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore islame, nga fakti se çdo monument kulturo-historik që ruhet na përkujton parardhësit tanë.”- tha z. Davutoglu.
Pas përfundimit të namazit Reis ul Ulema dhe z. Davutoglu morrën pjesë në rihapjen e Teqes Refaije e cila daton që nga viti 1818.
z. Davutoglu në rihapjen e këtij objekti fetar shprehi se:” Sot po rihapim Teqen  me traditë 200 vjeçare dhe në të cilën përsëri do të vazhdon të thirret ezani  dhe do të madhërohet Allahu. Ai falënderoi Reis Ulemanë, Komunën e Çairit dhe Komunën e Bursës për bashkëpunimin dhe kooperimin që kanë pasur në renovimin dhe ruajtjen e origjinalitetit të saj.”

1 2 3 4 5

Comments are closed.