Darijan Sotirovski, drejtor i KMBFGR-it, vizitoi BFI-në

[:al]Në vazhdën e vizitave nëpër bashkësi fetare si dhe në grupet religjioze, sot në Bashkësinë Fetare Islame qëndroi z. Darijan Sotirovski, Drejtor i Komisionit për marëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, i cili u prit nga Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi.

Me këtë rast u diskutua për praktikat jo aq të mira të deri tanishme të bashkëpunimit në mes të këtij Komisioni dhe BFI-së, si dhe u diskutua për modalitete të reja bashkëpunimi me qëllim të afirmimit të vlerave fetare të të gjitha feve qiellorte dhe të grupeve religjioze që funksionojnë në Maqedoni.

Drejtori i sapo zgjedhur, z. Sotirovski ka kërkuar që të ngriten ura komunikimi në mes të këtyre institucioneve dhe bashkëpunimi profesional të jetë në nivel që u ka hije faktorëve me relevancë që janë shtylla të mirëqenies dhe bashkëjetesës në shoqërinë tonë, siç janë institucionet fetare dhe grupet religjioze.

Të dy palët janë pajtuar për një intensifikim të bashkëpunimit të ndërsjellë si dhe për iniciativa dhe bashkëpunim në mes të bashkësive fetare me qëllim të nënvizimit sa më të qartë të peshës dhe rolit shpirtëror e human që e kanë institucionet fetare në RM.

[maxgallery id=”8484″][:]

Comments are closed.