D E M A N T

Untitled-6
Gazeta ditore: ” Utrinski Vesnik”
Në gazetën e juaj ishte i publikuar artikulli me titull: ”  A është Islami i diskriminuar” nga gazetarja Biljana Jovanovska në numrin 3511, e Shtunë- Diel 19-20.02.2011
Gazetarja e juaj bënë përpjekje me tekstin e saj të bënë debat publik vetëm me një pjesë nga komunikata paraprake e publikuar nga Riaseti i Bashkësisë Fetare Islame lidhur me ngjarjet në Kala të Shkupit të sfiduar gjegjësisht të provokuar me ndërtimin misterioz të kishës në hapsirën e mbrojtur arkeologjike, e cila do të shërbej për ekspozimin e artefakteve të periudhës ortodokse. Dihet se ky destinim është paraparë të ndërtohet muze në lokacionin aktual të Restorantit Kale, me çka “ rindërtimi” i kishës do të fiton destinim të vërtetë.
Gazetarja shpalos të dhëna statistikore për numrin e kishave dhe xhamive në Shkup me tendencë të tregon se ka më shumë xhami se sa kisha. Definitivisht ajo është e mashtruar, me gjithatë është e dhimbshme që tenton të mashron edhe opinionin e gjërë duke plasuar të dhëna jo të sakta edhe pse në kumtesën e Riasetit të BFI-së të dhëna të kësaj natyre nuk përmenden. Shkupi ka prezentuar si qendër e rëndësishme kulturore, historike, ekonomike dhe fetare më shumë se pesë shekuj. Vetëm qyteti pa rrethinë deri para luftërave ballkanika ka poseduar më shumë se 100 xhami. Vetëm për ilustrim nga fundi i Luftës së parë botërore e deri më tani në Shkup janë rrënuar më shumë se 70 xhami, prej të cilave më tepër se 35 xhami që nga koha e themelimit të R. Maqedonisë në vitin 1944, mes të cilave edhe monumentet e mirënjohura kulturore- historike siç janë xhamia e Haxhi Kasamit, xhamia e Jugurgjilerit, dhe kulmi i arogancës prezenton rrënimi i xhamisë së Jelen Kapanit në themelet e së cilës është ndërtuar pallati i Gjyqit, Shtëpia e drejtësisë së R.M. qëndron mbi rrënimin e dhunshëm të këtij monumenti të veçantë historik.
Përshkak të informimit të drejtë të opinionit të gjërë edhe njëherë vertëtojmë se Filarmonia ndërtohet në pjesë të vakufit “Ibni Pajko” që nuk është kontestuese. Qeveria dëshiron të na kompenzoj me mjete financiare, por ne nuk jemi pajtuar, andaj kjo lëndë është në Gjyqin Administrativ. Që don të thotë se ndërtohet pa pastrim pronsoro-juridik të lokacionit, për këtë arsye BFI nuk ka asnjë lloj marrëveshje me askend, aq më pak me Qeverinë.
Kërkesa e BFI për lokacion në të cilën do të ndërtohet selia e re e Riasetit të BFI-së dhe shërbimeve të saj me pjesën rezidenciale është shumë shumë vite më parë se sa fillimi i ndërtimit të Filarmonisë, e cila ende është në vijim dhe shpresojmë se më në fund do të përfundon në kohë të afërt, megjithatë assesi si kompenzim për pronën e vakufit të Ibni Pajkos për të cilën udhëhiqet procedurë e veçantë. Ndërtimi i xhamive në R. Maqedonisë bëhet me mjete donuese të besimtarëve, por kohëve të fundit edhe me përkrahjen e biznesmenëve myslimanë nga shteti ynë. Donacionet jasht këtyre strukturave janë plotësisht të pavlera. Është e ditur se Qeveria e Lupço Georgievskit ka ndërtuar kompleks fetar të një bashkësie të caktuar fetare me mjete nga buxheti i shtetit i cili kushtonte më tepër se një milion euro, por gjithashtu filloi të ndërtohet simbol i madhë i një feje të caktuar me mjete milionëshe të qeverive të asokohe, por edhe të kësaj aktuale. Me plotë bindje vërtetojmë se miliona euro nuk janë shpenzuar për ndërtimin e xhamive ose për nevoja tjera të BFI-së.
Jeni xhamia në Manastir, institucion qeveritar e riemërton me emër Shën Gjorgjija në dokumentacionin e saj publike, kurse xhamia e Husamedin Pashës në Shtip, Ministria e Financave ia shet Arqipeshvisë së Bregallnicës, me të cilën ne edhe sot e kësaj dite disponojmë dhe në te kryejmë obligime fetare. Me vetëdije mbahet Çarshi xhamia në Prilep si përkujtim nebuloz në shenjë hakëmarrje nga grupe njerëzish në vitin 2001, ndaj saj dhe ndaj myslimanëve pakicë në atë qytet. Objektet fetare të cilat kanë qenë të rrënuara në rrethinat ku është zhvilluar konflikti kanë qenë të riparuara me mjete të ndryshme nga burime të ndryshme duke përfshirë edhe Ministrinë e Kulturës, ndërsa xhamia e Prilepit mbetet kujtim i hidhur, ndërsa xhamitë e dëmtuara në komunën e Likovës dhe rrethinën e Tetovës besimtarët i riparojnë me mjetet e tyre vullnetare. Në këtë kontekst mund të rradhisim shembuj e shembuj për tretmanin dallues që i bëhet Islamit dhe kulturës Islame në vendin tonë.
Në komunikatën e saj Riaseti i BFI-së shprehi shqetësime për ngjarjet në Kala të Shkupit dhe e dënoi dhunën si mjet për zgjidhjen e problemeve dhe kërkoi që të gjithë t’i kthehemi arsyes (mendjes) dhe dinjitetit të reagojmë me të vetmin qëllim që të ruhet paqeja dhe qetësia e qytetarëve.
Sektori për marrdhënie me publikun pranë BFI-së.

Comments are closed.