Ceremonia për nder të 22 Nëntorit në Muzeun e Alfabetit
Me rastin e festes të 22 Nëntorit në 114 vjetorin e Kongresit të Manastirit për unifikimin e Alfabetit të gjuhës shqipe, Myftiu i Manastirit H. Amit ef. Rasimi, si përfaqësues i Kryetarit të BFI e RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, mori pjesë në ceremoninë që u mbajt në Muzeun e Alfabetit ku u recituan poezi nga shkrimtarë të të gjitha trojeve shqiptare: Maqedoni, Shqipëri, Kosovë.
Pas ftesës së bërë nga Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të ABC, z. Vullnet Sadiku nga Shkupi dhe Drejtori i Muzeut z. Zait Aliu, Myftiu i Manastirit ishte i pranishëm në këtë ceremoni i shoqëruar nga bashkëpunëtorët Vebi Klenja, Omer Ramadan dhe Jusuf Arsllani.
Comments are closed.