Ceremonia e varrimit të viktimave të spitalit të Tetovës

Të premten më 10.09.2021, në një atmosferë të dhimbshme e pikëllimi, u zhvillua ceremonia e varrimit ku iu dha lamtumira e fundit viktimave të rënën në zjarrin që kaploi spitalin modular të Qendrës për Kovid 19 në Tetovë.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai që në orët e para të mëngjesit qëndroi në Tetovë, duke kontribuar drejt për drejt për organizimin e ceremonisë së varrimit të personave që humbën jetën në tragjedinë e zjarrit në spitalin modular të Tetovës, me ç’rast në emrin e tij personal, në emër të Myftiut të Tetovës Prof. Dr. Qani ef. Nesimi dhe gjithë myftinjve të myftinjve të BFI përcolli ngushëllime të sinqerta për familjarët e viktimave. Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai poashtu përcolli tek familjarët edhe telegramet e ngushëllimit të gjithë liderëve fetarë të Ballkanit, përfshi këtu Kryetarin e Dijanetit Prof. Dr. Ali Erbash dhe Kryemyftiut të Kosovës H. Naim ef. Tërnava.
Fjalimin e plotë të Reisul Ulemasë Shaqir ef. Fetai mund ta ndiqni në linkun në vazhdim: https://www.facebook.com/bfinmk/videos/588431042174835

Comments are closed.