Ceremonia e varrimit e Haxhi Hajri Aliut

Të martën, më 12.10.2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai udhëhoqi delegacionin e BFI të përbërë nga personalitete udhëheqëse të Rijasetit, H. Sabahudin ef Zendeli, Mufi i Gostivarit, H. Irsal ef. Jakupi- Sekretar Gjeneral; i BFI, H. Muamer ef. Veseli – Drejtor i Agjencisë për Hallall Standard, H. Ismet ef. Ademi – Udhëheqës i sektorit për marrëdhënie me botën arabe, Dr. Abdulkerim Iseni – Shef i Kabinetit të Reisul Ulemasë dhe Musanif ef. Rufati – udhëheqës i sektorit për kulturë në BFI në varrim të Haxhi Hajri Aliut, vëllait të Prof. Bahri ef. Aliut në fsh. Sedllarcë.
Në emër të BFI dhe delegacionit, Reisul Ulema u shprehu ngushëllimet e sinqerta familjes dhe të afërmve të Haxhi Hajriut, i cili njihej si një prind dhe besimtar i denjë dhe një dashamir i Islamit dhe Kur’anit Famëlartë. Ai ishte kontribuues i madh në vepra të mira.
Poashtu në ceremoninë e varrimit morën pjesë personalitete dhe dashamirë nga vendi dhe nga Republika e Kosovës.
Kjo familje gëzon respekt të madh, gjithashtu edhe nga shkaku se rahmetliu është vëllai i Prof. Bahri ef. Aliut, i cili tërë jetën ia kushtoi Islamit dhe BFI e RMV në detyra të ndryshme si referent, mësimdhënës dhe Drejtor i SHMI “Medreseja Isa Beu” në Shkup, udhëheqës i BFI e RMV dhe autor i shumë veprave fetaro-islame.
Delegacioni i BFI së bashku me përfaqësuesit nga Bashkësia Islame e Kosovës H. Reshat ef Mexhiti, H. Adem efendiu, H. Ali Veza, Ish Muftiu i Tetovës H. Alifekri ef Esati, dhe referentë të Muftinisë së Tetovës shprehën ngushëllime dhe iu lutën Allahut Fuqiplotë që rahmetliut t’i falë Xhenetin, ndërsa familjes durimin e pashoq.

Comments are closed.