CEREMONIA E RIHAPJES SË XHAMISË “HAMZA” NË FSHATIN DOBËRDOLL

CEREMONIA E RENOVIMIT TË XHAMISË “HAMZA” NË FSHATIN DOBËRDOLL
Të premten më 24.12.2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai i shoqëruar nga eshaloni më i lartë i BFI të RMV-së, morri pjesë në ceremoninë e renovimit të xhamisë “Hamza” në fshatin Dobërdoll, të Gostivarit.
Me një ceremoni madhështore, të organizuar nga Muftinia e BFI – Gostivar nën udhëheqjen e Myftiut H. Sabahudin ef. Zendeli dhe Këshillit Iniciativ të Xhamisë, u lëshuar në përdorim një nga shtëpitë më të bukura të Allahut në vendin tonë, Xhamia “Hamza”.
Ceremonia filloi me lexim të Kuranit Fisnik, nga Ensar ef. Sinani, Imam në Hamburg të Gjermanisë dhe vazhdoi nën moderimin e Jusuf ef. Xheladinit.
Në këtë manifestim Reisul Ulemanë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai e shoqëronin: Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Kërçovës Mr. Qamil ef. Rushiti, Myftiu i Manastirit H. Amit ef. Rasimi, Myftiu i Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi, Myftiu i Ohrit Samet ef. Ajdari, Sekretari Gjeneral i BFI H. Irsal ef. Jakupi, Kryetari i Kuvendit të BFI H. Fejsal ef. Kadriu, Kryetari i Shoqatës së Ulemave Rexhep ef. Ziberi, Drejtori i Sektorit për Arsim dhe Shkencë në Rijasetin e BFI të RMV, Prof. Jusuf ef. Zimeri, Drejtori i Agjencisë për Hallall Standard Muhamer ef. Veseli, Drejtori i Sektorit për Diasporë Dr. Selver ef. Xhemaili, Drejtori i Sektorit për bashkëpunim me jashtë dhe OSBE Mustafa ef. Dauti, Drejtori i Sektorit për Kulturë Musanif ef. Rufati, Pridekani i FSHI Dr. Muaz. Ef. Agushi, Shefi i Kabinetit të Reisul Ulemasë Dr. Abdilkerim Iseni, profesorë të Fakultetit të Shkencave Islame-Shkup dhe Medresesë “Isa Beu”,hoxhallarë dhe mysafirë nga vendi e nga jashtë .
Prezent në këtë ceremoni ishte edhe Kryetari i Komunës së Vrapçishtit z. Isen Shabani së bashku me ekipin e tij.
Fillimisht, z. Femi Asllani arkëtari i Këshillit Iniciativ dha një raport të hollësishëm për kontribuuesit e kësaj xhamie dhe mënyrën me të cilën kanë ecur punimet e renovimit të xhamisë. Më pas të pranishmit i përshëndeti edhe imami i Xhamisë H. Afet ef. Beadini.
Myftiu i Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli i falënderoi të pranishmit për interesin e treguar që bashkërisht ta lëshojnë në përdorim xhaminë e rinovuar ”Hamza”, e cila është një nga objektet fetarë ndër më të bukurat e Myftinisë së Gostivarit. Ai gjithashtu falënderoi Këshillin Iniciues dhe donatorët që me kontributin dhe sakrificën e tyre e bënë të mundur ti rikthehet shkëlqimi kësaj bukurosheje të Gostivarit.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai kishte nderit që të mban fjalën kryesore të kësaj ceremonie. Ai foli rreth rëndësisë që kanë mirëmbajtja e objekteve fetare në çuarjen përpara të amanetit të gjyshërve tanë në kultivimin e vlerave të mirëfillta fetare dhe kombëtare. Tradita dhe Islami burimor janë vlera të cilat mund të përçohen dhe të ecin me kohën vetëm nëse në mesin e besimtarëve ka iman të paluhatshëm dhe përkushtim të palodhshëm. Këtë gjë e dëshmuan më së miri xhemati i xhamisë “Hamza”, tha mes tjerash Kryetari i BFI të RMV Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.
Për kontribuuesit më të spikatur, në emër të BFI e RMV u ndanë mirënjohje dhe falënderime ndërsa më pas pasoi lexim nga Kurani Fisnik nga Arben Emini.
Duanë e xhamisë e bëri Myftiu i Kërçovës Mr. Qamil ef. Rushiti, ndërsa Hutbja e Xhumasë u mbajt nga Myftiu i Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismaili.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai udhëhoqi me namazin e Xhumasë.
Ceremoninë e plotë mund ta ndiqni në faqen zyrtare të BFI në Facebook duke klikuar këtu

Comments are closed.