CEREMONIA E PROMOVIMIT TË HAFIZIT TË RI ISMAIL KADRIUT
Të dielën më 14.11.2021, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e ngushtë, vizitoi Xhaminë e fshatit Kallnik të Tetovës ku u pritën nga nikoqiri, Myftiu i Tetovës Dr. Qani ef. Nesimi me rastin e promovimit të hafizit të ri Ismail Rahim Kadriun.
Ceremonia e zhvillua me një ceremoni të mirëfilltë fetare të organizuar nga Myftinia e Tetovës, me prezencë masovike të besimtarëve, ulemave Islam, Kryetarin të Bashkësisë Fetare Islame Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetait, Myftiut të Tetovës Prof. Dr. Qani ef Nesimit, Myftiut të Strugës Mr. Salim ef. Sulejmanit, Sekretarit të Përgjithshëm të BFI e RMV H. Irsal ef Jakupit, Zv. Kryetarit të Kuvendit Z. Taxhudin ef. Iljazit, drejtorëve të sektorëve në Rijaset Dr. Selver Xhemailit dhe Z. Musanif ef Rufatit, muhafizi Omer ef. Dauti, si dhe stafit operativ të Muftinisë së Tetovës.
Të dhënat për hafizin e ri i prezentoi Kryetari i Komisionit të hifzit, referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Tetovës, Hfz. Abdurahim ef. Murati, I cili tha se Hafizi Ismail Kadriu, është i lindur më 27.06.2002, në Tetovë. Hifzin e ka filluar më 02.07.2016, ndërsa e ka përfunduar më 02.12.2020. Ndërkaq provimin e hifzit e ka mbrojtur para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga: Hfz. Abdurahim ef. Murati, kryetar; Hfz.Shafi ef. Ajdini, anëtar; Hfz. Havzi ef. Ramadani, anëtar.
Të pranishmit i përshëndeti Myftiu i Tetovës dhe Myftiu i Strugës, ndërkaq fjalën kryesore të rastit e mbajti Kryetari i BFI-së, Reisul-Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, i cili hafizit të ri, si dhe familjes së tij iu shprehu urime të përzemërta për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetë.
Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Myftiu paraprak i Tetovës, H. Alifekri ef. Esati.
Nga ana e Kryetarit të BFI-së dhe Myftiut të Tetovës hafizit të ri iu nda Diploma e hifzit me çka i riu Ismail Kadriu mori titullin hafiz i Kur’anit Famëlartë. Pashtu hafizit të ri në shenjë respekti për punën e tij te palodhshme iu ndanë edhe disa dhurata modeste.
Comments are closed.