Ceremonia e Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai të Mërkurën më 06.07.2022 në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup, në shoqërinë e z. Mustafa ef. Dauti dhe z. Agron Vojnika, mori pjesë në manifestimin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë ceremoni Reisul Ulema H. Hfz, Shaqir ef. Fetai personalisht uroi Ambasadoren Kate Marie Byrnes me rastin e 246 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pas këndimit të himnit të Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve, Ambasadorja Kate Marie Byrnes mbajti një fjalim mjaft shpresëdhënës, frymëzues dhe inspirues për vendin tonë dhe qytetarët tanë, në të cilin bëri një rezyme për arritjet e vendit në rrugëtimin euro-atlantik.
Prev Post
Kurbani dhe ndihmat tjera për Medresenë janë armë për fuqizimin e fjalës së Allahut Fuqiplotë
Next Post
Comments are closed.