Çairi i ngre bust Presidentit Uillson

Çairi i ngre bust Presidentit Uillson

Më 21 nëntor, 2019, në Komunën e Çairit (Shkup) është shpalosur busti i z. Woodrow Wilson, president i SHBA-ve në vitet 1913-1917 dhe 1917 – 1921, kryetar i delegacionit amerikan në Konferencën e Paqes në Versajë (1919-1920). Organizatorët këtë ngjarje e lidhin me 100-vjetorin e Marrëveshjes së Parisit. Presidenti i 28-të amerikan gëzon simpatinë e shumicës së shqiptarëve kudo që janë.
Në Akademinë përkujtimore dhe në shpalosjen e bustit ka marrë pjesë edhe Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kanë qenë të pranishëm: Kryetari i Kuvendit të RMV, z. Talat Xhaferi, ministra e zv/ministra, Kori diplomatik, Kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti etj. I pranishëm ka qenë edhe një delegacion nga vendlindja e Presidentit (Staunton, Virginia) etj.
Për figurën e Presidentit Udrou Uillson ka folur z. Skënder Hasani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.

Comments are closed.