BULETINI I AKTIVITETEVE 2020 – 2021

Doli nga shtypi:

Ditë më parë veprimtaria botuese e Bashkësisë Fetare Islame e RMV me sukses arriti të nxjerr në dritën e botimit periodikun për punën dhe aktivitetet e BFI-së, me titull “Buletini i aktiviteteve 2020-2021”.
Buletini në fjalë, në mënyrë të detajuar sjell në pah të gjitha aktivtetet dhe punët e realizuara gjatë periudhës së lartpërmendur. Ai është botuar në kolor dhe çdo material i shkruar është edhe i ilustruar me fotografi rasti. Përmbajtja e tij, është e përfshirë në 784 faqe format B5, në kolor të plotë, që tregon se vëllimi i aktiviteteve dhe punëve të BFI-së ka qenë voluminoz, në periudhën që e lam pas.
Për të qenë sa më praktik dhë më i lehtë për lexuesin, materiali i ofruar në këtë Buletin është ndarë sipas muajve dhe atë duke filluar nga muaj nëntor 2020 deri më dhjetor 2021 dhe të dhënat që janë të përfshira në të, janë të radhitura sipas metodës kronologjike.
Vlenë të përmendet se editorë të materialit janë Abdulkerim Iseni, Agron Vojnika dhe Muzemil Osmani, kurse dizajnimi apo ana teknike e Buletinit është realizuar nga Halil Berisha.

Comments are closed.