Botimi i ri “Karta e Medinës

Botimi i ri
Informatë
Doli nga shtypi edhe një botim i ri i BFI-së në RMV me titullin “KARTA E MEDINËS- Prijatare e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut të OKB-së- Sesion Shkencor).
Ky botim është si rezultat i një Sesioni Shkencor organizuar nga Rijaseti i BFI-së në RMV, më 101 dhjetor 2018, rastin e ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Libri në vete përmbledh punimet shkencore të 11 studiuesve nga Republika e Maqedonisë dhe Kosovës, që kanë paraqitur punim e tyre në sesionin shkencor. Nga kjo vetvetiu nënkupton se kësaj tematike për herë të parë në trevat tona i përkushtohet një sesion shkencor i realizuar në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Në këtë sesion, studiuesit tanë në mënyrë shkencore i janë qasur kësaj tematike në aspekte të ndryshme, me prurje dhe analiza të reja shkencore. Prandaj Bashkësia Fetare Islame duke vlerësuar punën dhe punimet e tyre, vendosi që këto punime të mos ngelin thjesht vetëm takim formal, por të shndërrohen në literaturë shkencore, vendosi për botimin e tyre një libër, që do të jetë rast i mirë edhe për gjeneratat e reja të marrin mësime dhe orientime nga ky libër. Për në fund ju dëshirojmë lexim të këndshëm.

Comments are closed.