Botim i Ri
Botohet i plotë kompleti “Për fe dhe atdhe”
Pas një pune disa mujore, duke i kërkuar, i tubuar dhe sistemuar shkrimet e ndryshme autoriale si dhe interevistat e shumta të Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, në rreth 1500 faqe, botohet i plotë kompleti më titull “Për fe dhe atdhe”.
Në këtë komplet përfshihen të gjitha shkrimet publicistike, kulturore, fetare, të gjitha intervistat si dhe hutbet e mesazhet e H. Sulejman ef. Rexhepit që prej viteve 1990 kur do të zgjidhet për kryetar i BFI në RM e deri më sot.
Kompleti është i përbërë nga gjashtë tituj në të cilat janë të sistemuara shkrimet sipas natyrave të veta (intervistat, qasjet, analizat, fjalimet, kumtesat, mesazhet, hutbet, vlerësime, kolumne): 1. Për fe dhe atdhe, 2. Vetëm Krijuesit tim i përkulem, 3. Përkulem para idealit kombëtar e fetar, 4. Shtigjeve të dritës, 5. Frymëzime të shenjta dhe, 6. Heshtja si zhurmë.
Ky komplet 6 vëllimësh vjen si botim i revistës “Hëna e Re”, në të cilën kanë qenë të botuar pjesa dërmuese e këtyre shkrimeve.
Të gjithë të interesuarit kompletin “Për fe dhe atdhe” të H. Sulejman ef. Rexhepit mund ta gjejnë në redaksinë e “Hënës së Re”. Numri i tirazhit është i kufizuar!
Comments are closed.