Bota Islame i jep përkrahje BFI- së për Burmali Xhaminë

189
Më 29.03.2011 në Shkup u mbajt takimi i V-të i liderëve të Bashkësive Islame të Ballkanit me kërkesë dhe në organizim të Bashkësis Fetare Islame të R.M, në të cilin u shtjellua temë boshte denacionalizimi i pronës së vakfit të Bashkësive Fetare Islame.
Në këtë takim u sollën konkluza në mesin e të cilave u miratua unanimisht edhe konkluza për gjendjen aktuale dhe e ardhmja e Xhamisë Burmali në Shkup. Gjegjësisht ishte e përkrahur BFI e R.M në përpjekjet e saja për rindërtimin e Xhamisë Burmali. Konkluzat në fjalë u shpërndan nëpër shumë organizata ndërkombëtare në Evropë dhe më gjërë, në mesin e të cilave edhe Organizatës së Konferencës Islame.
burmali_xhamia_perla_e_ballkan
Me kërkesë të Sekretariatit të Konferencës Islame, Riaseti i BFI-së parashtroi informata plotësuese për Xhaminë Burmali në Shkup,  e cila ishte shkak që e njëjta të vëhet në rend dite në mbledhjen e rradhës të konferencës në fjalë. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islame Prof. Dr. Ekmeludin Ihsanoglu, në konferencën për shtyp, e shpalosi publikisht qëndrimin e arritur të Konferencës Islame më datë 5 Prill 2011.
“Ai me indinjatë të thellë ka përcjellur raportet mediale për synimin e Qeverisë së R. Maqedonisë që të ndërtojë hotel në atë lokacion dhe ka marrë iniciativë të menjëhershme që ta informojë Institucionin kompetent fetar Islam, Riasetin e BFI-së në R. Maqedoni që të përcjellë këtë çështje dhe të marrë hapa të duhura për t’i mbrojtur të drejtat historike të muslimanëve në Maqedoni. Pasi që e vërtetoi qëndrimin e Qeverisë së Shkupit për investimin e tokës,  kërkoi që të tërheq vendimin e marrë dhe t’u lejohet muslimanëve të Maqedonisë që t’a rindërtojnë Xhaminë historike në tokën e saj. Në mes tjerash, Konferenca Islame theksoi se nëse punohet në tokën e Xhamisë me qëllime tjera, kjo vepër mund të nxisë tensione të padëshiruara etnike dhe fetare në shtet.
Në të njejtën kohë, përderisa Konferenca Islame merr parasysh lidhjet miqësore me Maqedoninë, ka theksuar që insistimi i Shkupit në çfardo ndryshimi në parametrat e xhamisë do të reflektohet negativisht në lidhjet bilaterale jo vetëm me Konferencës Islame por me tërë botën islame”.
Gjatë këtyre ditëve Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman ef. Rexhepi është në vizitë të Arabis Saudite ku do të zhvilloj biseda me organet dhe institucionet përgjegjëse të këtij shteti. Gjithashtu është e planifikuar edhe takimi mes Reis ul Ulemasë, kryetarit të BFI-së me Sekretarin e përgjithshëm të OKI, Prof. Dr. Ekmeludin Ihsanogli në Xhedda, ku mes tjerash do të diskutohet edhe për të çështjen e Xhamisë Burmali si dhe për masat dhe aktivitetet të cilat do t’i ndërmerr në këtë drejtim BFI e R.M-së.
Me qëllim të mbrojtjes të së drejtave të saja historike, Riaseti i BFI-së kërkoi prej Ministria e Transportit dhe Lidhjeve që të heqdorë nga shitja e truallit të Xhamisë Burmali, por gjithashtu kërkoi nga Ambasada Greke në Shkup që të kërkoj nga biznesmeni grek që i njejti të tërhiqet nga blerja e lokacionit në fjalë.
Më posht mund të shihni lajmin të publikuar në saitin zyrtar të Organizatës së Konferencës Islame.
http://www.oic-oci.org/topic_detail.asp?t_id=5159&x_key=%C8%E6%D1%E3%C7%E1%E