Bashkësia Fetare Islame në Republiken e Maqedonisë së Veriut
Bashkësia Fetare Islame e Republiken së Maqedonisë së Veriut

Biznesmeni Nebi Hoxha viziton BFI-në

Biznesmeni Nebi Hoxha viziton BFI-në

Më 27 janar, 2020, Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, ka pritur biznesmenin Nebi Hoxha, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore. Mysafiri ka qenë i shoqëruar nga prof. Ibrahim Zhuta, nga Shkupi.
Kryetari i BFI-së dhe i OEMVP kanë biseduar për format dhe mënyrën e organizimit të myslimanëve në Maqedoninë e Veriut, për vështirësitë gjatë punës në terren dhe për atë se çka mund të bëjnë biznesmenët në përgjithësi, sidomos ata shqiptarë, por dhe gjithë të tjerët të konfesionit mysliman, në çuarjen përpara të planeve dhe programeve të Bashkësisë Fetare Islame në RMV.
Në bisedën konstruktive, tejet miqësore, janë prekur edhe tema nga vështirësitë që kanë biznesmenët në jetën dhe në punën e tyre, pastaj refleksionet e organizimit në më shumë dhoma ekonomike të mbarështuesve (ekonomistëve) në RMV dhe tema të tjera me interes për të dyja palët.
Në takim është rënë dakord për vazhdimin e takimeve të këtilla, por dhe të shtimit të takimeve të tjera me karakter konkret, të punës, gjithnjë në të mirë të asociacionit të biznesmenëve shqiptarë dhe të Bashkësisë Fetare Islame, si udhëheqëse e tyre shpirtërore dhe e tërë myslimanëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, Abonohu tani.

Ju gjithashtu mund të lexoni