Biografia e Prof. Naim ef. Ferati (1960-2022)

Naim ef. Ferati lindi më 27 dhjetor 1960 në fshatin Zherovjan të Tetovës. Shkollimin fillor do ta mbarojë në fshatin e lindjes, ndërsa atë të mesëm në Medresenë “Alaudin” – Prishtinë, në vitet 1976-1981. Pas mbarimit të Medresesë, në vitin 1981, ai vazhdon studimet në Fakultetin e Shkencave Islame në Sarajevë, ku me sukses përfundon studimet dhe diplomon në vitin 1986.
Pas përfundimit të studimeve, Neim ef. Ferati punësohet si imam, fillimisht në Mal të Zi gjatë viteve 1986-1988, dhe më pas nga viti 1988 deri në vitin 1991 në fshatin Llabunishtë të Strugës.
Nga viti 1991 deri në vitin 2013 angazhohet si profesor në Medresenë “Isa-Beu” Shkup, dhe më pas, nga viti 2013 deri në vitin 2022 kalosi si profesor në Medresenë “Isa-Beu” paralelja e shtrirë në Tetovë.
Neim ef. Ferati, ishte një pedagog i palodhur, me horizont të gjerë, i cili një pjesë të jetës së tij, me dashamirësinë dhe zemërgjerësinë që e karakterizon, ia kushtoi përgatitjes së brezit të ri. Ai do të mbetet i paharruar, si për kolegët, ashtu edhe për të gjithë nxënësit e Medresesë.
Profesor Neim ef. Ferati ndërroi jetë më 30 janar 2022. Lajmi për vdekjen e tij i pikëlloi jo vetëm familjen e tij por dhe të gjithë ata që e njihnin.
Allahu e pastë mëshiruar!

Comments are closed.