BIK dhe KMSH i bashkangjiten aksionit të BFI në RM

BIK dhe KMSH i bashkangjiten aksionit të BFI në RM
biku
Telegramngushëllimi për ndarjen nga jeta të shqiptarëve nga vërshima katastrofale që ndodhi në lagjen Hasanbeg dhe rreth saj, deri te Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, kanë dërguar kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe ai i Komunitetit Mysliman të Shqipërisëe, përkatësisht, Naim ef. Tërnava dhe Skender ef. Bruçaj, të cilët kanë shprehur dhembje të thellë për këtë rast kaq tragjik. Këta liderë fetarë luten për shpirtin e këtyre viktimave kurse lusin Zotim Fuqiplotë që familjarëve të tyre por edhe të gjithë të dëmtuarve t’ua shtojë durimin dhe ta tejkalojnë sa më lehtësisht këtë trishtim.
Efendi Tërnava si dhe efendi Bruçaj me këtë rast e njohtojnë Reisul Ulemanë se, edhe Shqipëria dhe Kosova solidarizohen me aksionin e Bashkësisë Islamer të Maqedonisë dhe se do t’i bashkangjiten tubimit të mjeteve material që do të organizohen ditën e xhuma në tërë territorin e Shqipërisë dhe të Kosovës, ndihma këto të cilët u dedikohen familjeve myslimane të dëmtuara nga vërshima katastrofale që ndodhi në Hasanbeg dhe në rrethinë.

Comments are closed.