[:al]BFIM i kontribuon luftës kundër ekstremizmit [:]

[:al]Sarajevë: BFIM i kontribuon luftës kundër ekstremizmit

Më 5 dhe 6 shkurt, 2019, në Sarajevë është mbajtur Punëtoria Rajonale e OSBE-së në temë  “Hartimi i udhëzuesit për ndërhyrjet paragjyqësore dhe mekanizmat e referimit në parandalimin dhe kundërshtimin e ekstremizmit dhe të radikalizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm”.  

Nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë pjesëmarrës në të ishte përfaqësuesi i Ekselencës së Tij, Reis-ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, mr. Mustafa ef. Dauti, i ngarkuar për bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, në veçanti me Misionin e OSBE-së në Maqedoni.

Në Punëtorinë Rajonale pjesëmarrësi nga BFI ka folur në cilësinë e ekspertit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe të radikalizmit, duke paraqitur në mënyrë të veçantë rolin tepër konstruktiv të institucionit të lartë të myslimanëve të Maqedonisë dhe të vetë kryetarit të BFI-së, ef. Rexhepi, në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe të radikalizmit në vendin tonë, por dhe më gjerë, si një kontribut i çmuar, i pranuar dhe me shumë vlerë.

Përfaqësuesit e BFI vite me radhë marrin pjesë në organizime të këtilla, pastaj në konferenca të niveleve të ndryshme ndërkombëtare në Maqedoni, në rajon dhe në Evropë.

Në paraqitjen e tij, M. Dauti foli edhe për punën dhe aktivitetet që po i bën vazhdimisht BFI në territorin e Maqedonisë, por dhe kudo ku paraqiten përfaqësuesit e saj, në parandalimin e këtyre dukurive negative, duke qenë një subjekt i pakonkurrencë këtu e më gjerë në mbrojtje të Islamit të pastër dhe tradicional.

E gjithë kjo – tha Mustafa Dauti në Sarajevë – ka shkuar dhe është duke shkuar falë bashkëpunimit të jashtëzakonshëm të BFI-së dhe në mënyrë të veçantë të kreut të saj, Sulejman ef. Rexhepi, me faktorin ndërkombëtar, me Ambasadën e SHBA-ve, Misionin e OSBE-së, Delegacionin e BE-së në Shkup etj.  (n. z.)

[maxgallery id=”11095″][:]

Comments are closed.