BFI viktimë e marrëveshjeve politike mes anëtarëve të koalcionit qeveritar

Takim: Reis ul Ulema me ambasadori i Slloven
Reis ul Ulema i Bashkësisë Fetare Islame, H. Sulejman ef. Rexhepi zhvilloi takim me Alain Brian Bergant, ambasador i R. Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë. Gjatë këtij takimi Reis Ulema dhe ambas. Slloven biseduan gjërë dhe gjatë rreth këshillit ndërfetar në R.M, funksionimit të tij , raporti i Bashkësive Fetare në vendi me qeverinë e R.M, prona e BFI, etj.
z. Bergant fillimisht në emër të shtetin Slloven, në emër të ambasadës dhe në emrin e tij personal ia uroi festën e Kurban Bajramit Reis ul Ulemasë si dhe përmes të tij të gjithë besimtarëve musliman në maqedoni.
dsc01156
Ambasadori Sloven ishte tejet i interesuar për funksionimin e këshillit ndërfetar në R.M duke shpreh interes me theks të veçant se a është miratuar statuti i këshillit ndërkonfesional? Interesimi i tij ishte i jashzkonshëm lidhur me statusin e Bashkësive fetare në raport me organet qeveritare d.t.th se z. Bergant ishte mjaft i interesuar se a janë të barabarta Bashkësitë Fetare dhe a shiqohen nga i njejti prizëm nga Qeveria e Maqedonisë. Në vazhdën e këtij takimi ambasa. Slloven gjithashtu shprehi interesim për kthimin e pronës së nacionalizuar, për situatën dhe procesin e rikthimin e saj?
Reis ul Ulema i BFI nuk ngurroi aspak në këtë bisedë që të shpreh më tej shqetësimet e tij lidhur me këtë shtet duke i bërë me dije z. Bergant se Këshilli ndërkonfesional herë ekziston e herë jo, por e vërteta është se juridikisht nuk ekziston, opstruksionet e mos ekzistimit i bënë Kisha Ortodokse Maqedone ( KOM), e cila statutin e përgatitur me tekst final nuk e nënshkruan, andaj me këtë KOM dëshmon edhe njëherë se në vendimet e saj nuk është autonome dhe se mban opsionin e privilegjit dhe nuk pranon statusin e barabartë me Bashkësitë Fetare të tjera.
Sa i takon çështjes së statusit të BF me organet shtetërore dhe qeveritare, në këtë rast kryetari i BFI, H. Sulejam ef. Rexhepi shprehi se Neve ndihemi jo të barabartë sidomos në krahasim me KOM. Në këtë rast KOM është e favorizuar nga politika aktuale dhe ky favorizim i KOM-it sjell që ne të jemi të diskriminuar shpeshherë në shumëdrejtime dhe shumë segmente. Është koha e fundit që një politik e këtill duhet të korrigjohet në interes të R.M sepse ky shtet është i të gjithë qytetarëve të këtij nënqielli, dhe se BFI nuk e duron diskriminimin sepse edhe nuk e meriton.
Sa i takon çështjes së denacionalizimit, Reis ul Ulema i BFI-së theksoi se denacionalizimi i pronave është në një shkall të mjerueshme ku nuk e kalon 10%, dhe se Ne kërkojmë që prona BFI-së t’i kthehet dhe ate pronat kapitale siç janë Kapan Hani, Bezisteni, Suli Hani, Arabati Baba Teqe në Tetovë, etj. Që jemi të diskriminuar është fakt dhe për këtë arsye po e ilustroj më një shembul: atje ku kohëve të fundit flitet për ndërtimin e kishës në afërsi të shtëpisë së Armatës dhe shtëpisë përkujtimore të Nënës Terezë. Ajo pronë dhe ajo tokë ku janë këto dy objekte është pasuri e BFI d.t.th është vakuf gjegjësisht pronë e BFI-së. Në atë pjesë ku planifikohet të ndërtohet tash kisha është park dhe gjelbërim dhe kjo ishte objekt denacionalizimi, por ne u refuzuam në kërkesën tonë duke logarit atë vend si “e mirë publike”, dhe se neve na është ofruar kompenzim letra në vlerë, ndërsa ajo e mirë publike nuk e pengon ndërtimin e kishës. Ky rast fatkeqësisht është shumë tragjik dhe se Ministri i Transportit dhe Ligjeve në një nga takimet që kemi realizuar thotë: “ Unë jam vetëm ekzekutor dhe nuk mundem të sillem ndryshe, sepse këtu ka marrëveshje politike mes anëtarëve të koalcionit qeveritar”.

Comments are closed.